Shqipëria nuk renditet mes vendeve me evazion dhe informalitetin më të ulët. Megjithatë ka një tregues që flet për taksapagues shumë të mirë në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon se pagesat në formë vullnetare janë në nivele të larta.
Mbi 96% është realizuar deklarimi në kohë i TVSH-së.
Pothuajse në këto nivele është edhe deklarimi i listëpagesave në kohë nga sipërmarrjet
Mbi 97% është niveli i pagesës në kohë të TVSH-së.
Një nga faktorët që ka nxitur deklarimet në kohë, janë penalitetit. Por, sipërmarrësit nxitojnë të jenë korrektë me tatimet, edhe për të mos u kapur nga sistemi si biznese me risk, e më tej të bëhen objekt kontrolli.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
