Të lexuarit dhe të palexuarit - Business Magazine Albania

Të lexuarit dhe të palexuarit

të palexuarit

Vasjan Broka

Në Planetin Tokë jetojnë njerëz të palexuar dhe të lexuar. Të palexuarit janë mjeshtrit e shqisave fizike. Jo rrallë herë ata janë grumbullues të mëdhenj të pasurive tokësore. Të zgjuarit janë ata që lexojnë. Përveç shqisave fizike të mprehura mirë, ata kanë zbuluar ekzistencën e shqisave të tjera, që nuk shihen me sy fizik.

Të lexuarit janë ëndërrimtarë guximtarë. Ata besojnë se idetë më të mira të njerëzimit janë ruajtur në libra. Të palexuarit i janë kundërvënë në jo pak raste dhunshëm të zgjuarve. Zjarrvënia e Bibliotekës së Aleksandrisë nxorri sheshit marrëzinë e tyre. Zjarrvëniet ndaj librave kanë vazhduar me shekuj, deri sa Demokracia, kjo dhuratë e Zotave, u bë mbrojtësja më e flaktë e tyre.

Njerëzit e lexuar po arrijnë majat e botës. Xhefi dhe Lonka, dy njerëzit më të pasur të planetit janë lexues të thekur. I pari u bë i pasur duke shitur libra, ndërsa i dyti zotohet se librat e kanë frymëzuar për të ndërtuar Perandorinë e tij.

Duke besuar verbërisht në madhështinë e Librit, SmartED ka përgatitur një klasë kushtuar këtij “Miku të Heshtur” të njerëzimit. Nëse keni kohë pa lexuar apo doni të ndani me të tjerë fuqinë e leximit, kjo klasë është për ju.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0