"Të jetosh deri në 150 vjeç është e mundur", një markë kineze thotë se pilula e tyre mund ta bëjë këtë realitet! - Business Magazine Albania

“Të jetosh deri në 150 vjeç është e mundur”, një markë kineze thotë se pilula e tyre mund ta bëjë këtë realitet!

"Të jetosh deri në 150 vjeç është e mundur", një markë kineze thotë se pilula e tyre mund ta bëjë këtë realitet!

Jo shumë kohë pasi Xi Jinping dhe Vladimir Putin diskutuan mbi mundësinë e jetesës deri në 150 vjeç në margjinat e një parade ushtarake në Pekin, një start-up kinez i mjekësisë së jetëgjatësisë ka thënë se kjo mundësi është shumë reale dhe mund të ndodhë brenda pak vitesh, raporton New York Times (NYT).

Kompania, sipas raportit të NYT, pretendon se ka bërë përparim të madh në zhvillimin e pilulave kundër plakjes, të bazuara në një përbërës që gjendet në ekstraktin e farës së rrushit, i cili mund të zgjasë jetëgjatësinë ndjeshëm, ndoshta më shpejt nga sa mund të prisnin njerëzit. Ndërsa udhëheqësit botërorë u kapën nga mikrofoni duke diskutuar transplantet e organeve për zgjatjen e jetës, Lonvi Biosciences planifikon ta bëjë këtë me pilulat e saj kundër plakjes që synojnë “qelizat zombi”. Megjithëse anti-plakja është konsideruar prej kohësh një fiksim amerikan, vitet e fundit, Kina i është bashkuar “valës së jetesës së përhershme” me firmat që bëjnë përparime të shpejta në këtë fushë.

Lexo edhe: Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton emërimin e Giuseppe Giampietro si Drejtor të Përgjithshëm Ekzekutiv

Lonvi Biosciences, një start-up i bioteknologjisë i vendosur në qytetin jugor kinez të Shenzhen, është i sigurt se mund të zgjasë jetëgjatësinë njerëzore deri në 150 vjet me pilulat e saj të zhvilluara posaçërisht kundër plakjes. Këto pilula përdorin një ekstrakt të farës së rrushit të quajtur Procyanidin C1 (PCC1). “Të jetosh deri në 150 vjeç është padyshim realiste,” i tha NYT Lyu Qinghua, shefi i teknologjisë (CTO) i Lonvi, duke shtuar, “Brenda pak vitesh, ky do të jetë realiteti.” Në një studim të botuar në revistën shkencore Nature Metabolism, shkencëtarët zgjatën me sukses jetëgjatësinë dhe shëndetin e minjve duke përdorur një përbërës të ekstraktit të farës së rrushit – Procyanidin C1 (PCC1), duke vendosur bazat për studime të mëtejshme klinike.

Plakja qelizore (Cellular senescence) ndikon në plakjen në masë të madhe, një proces që ndodh kur një qelizë nuk është në gjendje të përmbushë funksionin e saj biologjik në trupin e njeriut. Ajo që hulumtuesit kanë bërë vitet e fundit është zbulimi i një klase barnash të quajtura senolitike, të cilat janë të afta të shkatërrojnë qelizat e plakura (seneshente) në laborator dhe në modelet shtazore. Ky është një hap i rëndësishëm në reduktimin e një sërë sëmundjesh kronike të lidhura me moshën dhe mund të jetë thelbësor në rritjen e jetëgjatësisë.

Lonvi ka pretenduar se mund të izolojë molekula në farën e rrushit që mund të vrasin qelizat zombi, ose qelizat e plakura që nuk vdesin, dhe që dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Kompania gjithashtu besohet se ka gjetur një mënyrë për të prodhuar kapsula që përmbajnë përqendrime të larta të këtyre molekulave. “Kjo nuk është thjesht një pilulë më shumë. Ky është “Graali i Shenjtë” (Holy Grail),” i tha NYT Yip Tszho, i njohur si Zico, shefi ekzekutiv (CEO) i Lonvi. Start-up-i thotë se, së bashku me një stil jetese të shëndetshëm dhe kujdes mjekësor, pilulat e tij mund t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë deri në 100-120 vjet. David Furman, profesor i asociuar në Institutin Buck, një qendër kërkimore biomjekësore në Universitetin Stanford, i tha NYT se pilulat “duken premtuese”, por kërkohen prova klinike më të gjera.

FE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0