Të jesh punonjës i suksesshëm edhe pse larg. Ja aplikacionet dhe instrumentat që do t’ju ndihmojnë - Business Magazine Albania

Të jesh punonjës i suksesshëm edhe pse larg. Ja aplikacionet dhe instrumentat që do t’ju ndihmojnë


Të punosh nga larg, ka shumë avantazhe, por nga ana tjetër e gjithë përgjegjësia bie mbi ju, për të motivuar veten të jeni produktiv dhe të organizuar. Çdo person është individualisht përgjegjës për kryerjen e punës brenda afateve të caktuara dhe të qëndruarit të fokusuar gjatë gjithë rrugëtimit të punës së tyre.

Për këtë ju vlejnë disa aplikacione dhe instrumenta, të cilat do ta bëjnë këtë rrugëtim më të thjeshtë dhe komod për ju, duke ju sigururar një ditë pune më të lirshme dhe produktive.

1.Doodle

Jeni të lodhur nga ndryshimet e orareve, që vijnë si pasojë e personave nga zona të ndryshme të botës? Doodle krijon një pyetësor, në të cilin çdo pjesëtar i skuadrës ka mundësinë të zgjedhë orarin që atij i përshtatet.

Mjafton të dërgoni URL e Doodle tek pjesëtarët tuaj dhe mund t’u jepni fund e-maileve të shumta.

2.Croissant

Wshtë e vështirë të mbani kokën ulur dhe të vazhdoni të punoni, kur jeni duke udhëtuar në qytete të ndryshme. Gjetja e një vendi perfekt për të punuar është e vështirë dhe Croissant ju vjen në ndihmë për këtë. Me anë të tij, ju do mësoni vendndodhjen e hapësirave të punës, ku do të keni mundësi të takoheni me profesionistë të tjerë dhe të zgjeroni rrjetin tuaj.

  1. Asana

Puna me pjesëtarë që jetojnë në qytete, madje dhe shtete të ndryshme, bëhet e vështirë. Asana ju ndihmon në krijimin e një “mjedisi pune” të përbashkët. Komunikimi bëhët më i lehtë dhe gjithashtu mund të ndani detyra të ndryshme, shpërndani dokumente përkatës, si dhe të vendosni afatet për projekte të ndryshme.

Asana ju lejon të jeni në kontakt gjatë gjithë kohës me rrjedhën e projekteve tuaj, gjë që ju mundëson dhe mënjanimin e rreziqeve të punës që ndodhin në këto raste.

4.Slack

Të gjithë jemi të njohur tashmë me bisedat e pafundme me anë të emaileve, të cilat në fund të ditës rezultojnë në komunikim të zgjatur dhe aspak produktiv. Me anë të Slack, ju do të keni mundësinë e komunikimit dhe shpërndarjes së informacioneve të ndryshme në kohë reale.

Gjithashtu, ju mund të krijoni kanale specifike komunikimi, me qëllim një organizim më të mirë dhe një komunikim më efiçent midis pjesëtarëve të skuadrave për projektin në fjalë.

Ergys Kosovrasti

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0