Të hapur deri në 17:30? Baret e restorantet nuk duan afat - Business Magazine Albania

Të hapur deri në 17:30? Baret e restorantet nuk duan afat


Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama, ku kërkojnë rihapje të aktivitetit pa kufizim orari.

Një ditë pasi u bë e ditur se nga data 18 Maj, baret dhe restorantet mund të nisin aktivitetin me kushte të reja, ata reaguan. Në letrën e tyre, kërkojnë që të mos kenë kufizim orari deri në 17:30, siç është parashikuar. Në letër ata thonë, “Klientët do të jenë në punë gjatë këtij orari dhe kështu xhiroja ditore do të jetë e pamjaftueshme për të paguar qiratë dhe pagat e punonjësve”.

Lexo: Propozimet e ish kryeminsitrit Aleksandër Meksi për përballimin e Covid19

Prej mëse dy muajsh të mbyllur ata kujtojnë se kanë qenë ndër bizneset e para që u shprehën të gatshëm të mbyllen dhe të vetëkarantinohen. Sipas tyre, asnjë pjesëtar i këtij sektori fatmirësisht nuk ka rezultuar i infektuar deri më tani.

Në letrën e tyre të hapur, drejtuesit e bareve dhe restoranteve kërkojnë që për këto aktivitete të mos ketë fashë orare, ndërsa theksojnë se kujdesi për mbrojtjen ndaj infektimit me COVID-19 të qytetarëve do të jetë maksimal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0