Të gjithë telefonat do karikohen për vetëm 15 minuta - Business Magazine Albania

Të gjithë telefonat do karikohen për vetëm 15 minuta

Smartfonët së shpejti mund të jenë në gjendje të rimbushen plotësisht brenda 15 minutave, pasi u prezantua një standard i ri i karikimit të shpejtë. Karikimi i shpejtë i Qualcomm 5, do të lejojë gjithashtu që telefonat të karikohen nga 0 deri në 50 % në vetëm pesë minuta, si dhe do të rritet siguria nga mbinxehja. Pajisja mund të jetë në treg në fund të këtij viti, dhe do të jetë në përputhje me më shumë se 250 telefona inteligjentë.

Teknologjia ekuivalente e Apple e karikimit të shpejtë, ka arritur që në 30 minuta të merret një karikim prej 50%. Telefonat e përshtatshëm për Quick Charge 5 përfshijnë Samsung Galaxy S20 5G, LG V30 dhe Nokia 8. Përparimet e mëparshme të karikimit të baterive kanë zvogëluar kohën e karikimit në nivele të ngjashme gjithashtu.

Zhang Lei, menaxher i përgjithshëm i Xiaomi-t, tha: Quick Charge 5 ofron aftësi superiore të karikimit dhe zvogëlon prodhimin termik. Në të ardhmen, më shumë përdorues të Xiaomi-t do të jenë në gjendje të shijojnë përvojat e karikimit me shpejtësi të lartë, të sigurt dhe superior, të mundësuar nga Quick Charge 5.

Ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0