Të financosh biznesin tënd sipas modeleve shqiptare

Të financosh biznesin tënd sipas modeleve shqiptare

Të financosh një biznes të suksesshëm në Shqipëri nuk është gjithmonë e lehtë. Në eventin e organizuar nga UK Albania Tech Hub, me mbështetjen e Business Mag Albania, dhjetëra të rinj u njohën me sfidat e sipërmarrjes dhe mundësitë konkrete për mbështetje. Nën drejtimin e Anisa Berishës, kordinatore projekti, folësi i parë ishte Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.  Z. Crawford është një qytetar amerikan, i vendosur në Shqipëri, ku mbikëqyr interesa të shumta ndërkombëtare të biznesit. 

Ai ndau eksperiencat e tij në përfitimin e fondeve si drejtues i 9 kompanive të ndryshme.  Z. Crawford i siguroi të rinjtë se mundësitë ekzistojnë edhe në tregun e vogël të Shqipërisë. “Fillo, dështo dhe përshtatu me realitetin. Vetëm kështu mund të arrish sukses”. Gjërat po përmirësohen, ju duhet vetëm të jeni të duruar, por dhe këmbëngulës. Sipas tij, prania e qeverisë do të ishte një shtysë në përshpejtimin e këtij procesi. “Duajeni atë që bëni dhe bëni atë që dini”, këshilloi Mark.

Një tjetër sipërmarrës i suksesshëm, i orientoi pjesëmarrësit drejt burimeve të mundshme të financave. Folës në event, Dritan Mezini është themeluesi i kompanisë DM Consulting Services në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai është gjithashtu krijues i portalit të punësimit online duapune.com. “Nuk ka rëndësi vlera, por rruga që ndiqni për të arritur aty”. Aktualisht, format më praktike dhe të njohura në vendin tonë për sigurimin e grandeve janë financimi nga Turma apo crowdfunding, Business Angels, të cilët edhe pse të pakët në Shqipëri janë të gatshëm për të ndihmuar. Janë disa projekte që po implemetohen kohët e fundit nga kompanitë e telekomunikacionit dhe jo vetëm. “Mbështetjet vijnë në forma të ndryshme. Ju duhet fillimisht të dini të shisni idenë tuaj,” tha z.Mezini.

SuperGeneration, një iniciativë nga Albtelecom, është një nga ato kompeticione që ofron trajnim dhe mbështetje monetare të startupeve shqiptare.

“SuperGeneration u drejtohet të gjithë të rinjve që janë të frymëzuar nga teknologjia, kanë shpirt sipërmarrës dhe do të jenë nesër novatorët që do të çojnë përpara shoqërinë tonë,” tha gjatë prezantimit të saj Jonilda Filipi, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve të Koorporatës. Këto projekte, janë mundësi të arta për të gjithë të rinjtë që duan të sjellin risi në fusha si Programim, Teknologji Blockchain etj.

Rastet e suksesit në vendin tonë tregojnë që asgjë nuk është e pamundur. Për Alen Saqe, folës në event dhe bashkëthemelues i platformës Dentem, sipërmarrja nuk ka një formulë të caktuar, por është një rrugëtim. Aktualisht Dentem është zhvendosur në Toronto, por shërbimin e ofron për të gjithë stomatologët nga çdo vend i botës. Në fazën startup, kjo platformë është mbështetur nga dy akseleratorë Yunus Social Business dhe ABC.

Shkëlzen Marku, bashkëthemelues i Yunus Social Business, preku rolin e investitorit. Hap!de është një projekt i Fondacionit Yunus Social Business, i cili ofron akselerim dhe mbështetje financiare për bizneset me impakt. Ky projekt i ideuar nga z. Marku krijon një partneritet të ndryshëm nga sistemi bankar. “Startup-i është një organizëm në kërkim të një modeli,” tha ai, “Dhe ne jemi këtu për të krijuar modele”. Mjafton që produkti juaj të jetë i besueshëm e të tregoheni bashkëpunues me investitorin. Ky është hapi i parë për të monetizuar produktin apo shërbimin tuaj”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0