Të enjten fillojnë testimet e vaksinës tek njerëzit në Britani

Të enjten fillojnë testimet e vaksinës tek njerëzit në Britani

~2 minuta lexim


Ditën e enjte në Britaninë e Madhe do të nisë testimi te njeriu i një lloji vaksine ndaj Covid-19.

Lajmin e njoftoi në një konferencë për shtyp Sekretari i Shtetit për Shëndetësi dhe Kujdes Social, Matthew Hancock.

“Në kushte normale, arritja në këtë fazë do të kërkonte vite, prandaj jemi shumë krenar për këtë ecuri”, tha ai gjatë konferencës.

Britania është në gatishmëri të luftës kundër Covid-19. Dy nga disa prej projekteve më shpresëdhënëse të zhvillimit të një vaksine në botë janë duke u kryer në Britani.

Qeveria britanike ka vënë në dispozicion mbi 22 milionë paundë për programet e zhvillimit dhe krahas kësaj do të financojë direkt fabrikat e prodhimit të tyre, në mënyrë që të mos humbet kohë.

Të martën autoritetet shëndetësore raportuan 828 viktima në Britani, duke e çuar totalin në 17 378 vdekje ndërsa të infektuar janë 130 mijë persona.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0