Të dhënat e 9-mujorit flasin për një frenim të aktivitetit ekonomik

Të dhënat e 9-mujorit flasin për një frenim të aktivitetit ekonomik


Kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik:

-Paraja gjithsej në qarkullim ka rënë me 4.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend dhe shpejtësisë me të cilën qarkullon ajo, çka nënkupton tkurrje të vëllimit të aktivitetit fizik të prodhimit e tregtisë.

Komisioni Europian paralajmëroi se konsumi do të jetë i dobët përsa kohë që individët dhe bizneset do të jenë të pasigurtë derisa politikat e qeverisë të jenë të paqarta.

-Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në gati dy vjet, duke zbritur poshtë 139 lekë në fund të javës së kaluar, teksa tregtarët kanë stepur aktivitetin e tyre dhe kanë reduktuar blerjet jashtë vendit.

-Importet në shtator ranë me 7.4%, duke paralajmëruar për konsum të dobët.

-Zyrtarisht në dy tremujorët e parë të vitit, konsumi ka rënë përkatësisht me 1.1 dhe 3.2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e deritanishme, janë që kjo tendencë do të vazhdojë.

-Banka e Shqipërisë rishikoi sërish së fundmi me ulje rritjen ekonomike në 2.5%, ndërsa BERZH i uli më tej pritshmëritë në 2.3%. Edhe rritja prej rreth 2.7% në 6 – mujorin e parë ka qenë e nxitur nga elementë rastësorë e të paqëndrueshëm, si energjia në tremujorin e parë dhe ndërtimi (nga punët publike në prag të zgjedhjeve) në tremujorin e dytë.

-Eksportet kanë qenë në pikiatë për gjithë vitin dhe për 9 – mujorin tkurrja ishte gati 4%. Rënia është gjithsesi më afatgjatë dhe e lidhur dhe me faktorë të tjerë, si humbja e konkurrueshmërisë së bizneseve, apo kërkesa e dobët, gjithsesi sipërmarrësit e këtij sektori tremben se nga aksioni rrezikojnë të goditen më shumë të ndershmit.

-Kredia e re për ekonominë ishte minimale në shtator, me huanë në euro që ishte në nivelin më të ulët të 10 viteve dhe atë në lekë, që nuk ishte parë nivele kaq të ulëta që prej 4 vitesh. Rënia e vazhdueshme e stokut të huasë në 7 nga 9 muajt e këtij viti është një tregues i qartë i frenimit të investimeve.

-Të ardhurat buxhetore për 9-mujorin ishin 7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me ulje në mes të vitit dhe në muajt në vijim pritet të ndryshojnë pak, pavarësisht vrullit të aksionit. Në kahun tjetër kjo nënkupton se financat do të jenë të detyruara të kryejnë më pak shpenzime për të ruajtur deficitin buxhetor të pandryshueshëm, duke hedhur më pak para në ekonomi.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0