Të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, zyrtarisht kanë vetëm 8700 persona

Të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, zyrtarisht kanë vetëm 8700 persona


Rreth 8,700 individë kanë dorëzuar në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë e kanë si rezidentët, ashtu edhe jo rezidentët, të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo shifër është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesve të vitit paraardhës.

Për vitin 2017, vlera e paguar nga individët, të cilët bënë deklarimin e të ardhurave vjetore u rrit me 118%, krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016. Thënë ndryshe, pagesa totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit është në vlerën e rreth 275 milionë lekëve.

Një shifër e tillë, për Administratën Tatimore tregon se ka ndërgjegjësim të kësaj kategorie individësh për deklarimin dhe pagesën e të ardhurave personale të tatueshme. Kjo shihet si një garanci më shumë për justifikimin e pasurisë së personit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur ndërkohë, se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 Prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0