Në muajin prill të gjithë tatimpaguesit do të kenë mundësi të njohin në kohë reale me çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.
Ky shërbim, Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të merret duke telefonuar në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve (0800 00 02) nga e hëna deri të enjten ora 08:30 – 18:00.
Tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale duhet patjetër të disponojnë:
-Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)
-Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)
-Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit (aktiv, pasiv, i ëregjistruar etj )
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.