Tatimet Këshillojnë - Ja si mund të përdoret fatura tatimore kompjuterike e TVSH-së - Business Magazine Albania

Tatimet Këshillojnë – Ja si mund të përdoret fatura tatimore kompjuterike e TVSH-së


Përdorimi i faturave tatimore kompjuterike të TVSH-së, lejohet kur tatimpaguesi është i aftë të lëshojë fatura tatimore kompjuterike për çdo transaksion të tatueshëm, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve.

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, ja cilat janë kategoritë e bizneseve që duhet të përdorin kasën fiskale

Për të ushtruar këtë të drejtë tatimpaguesi paraprakisht duhet të depozitojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:

a) një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën ose vërtetimin përkatës, në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për çdo transaksion;

b) Modelin e faturës kompjuterike që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementët dhe të dhënat e përcaktuara në ligjin për TVSH-në;

c) Tatimpaguesi tregon në kërkesën e paraqitur numrin e transaksioneve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore.

Pas miratimit të përdorimit të faturës tatimore kompjuterike të shitjes, tatimpaguesi menjëherë paraqitet dhe tërheq numrat serial në dispozicion pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të përmbajë detyrimisht shënimin “Përdorimi i kësaj fature është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me shkresën nr… datë…”.

Për çdo ndryshim në modelin, përmbajtjen, formatin e faturës për të cilën është miratuar e drejta e përdorimit, personi i tatueshëm duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi modeli i faturës së miratuar ruhet dhe bëhet pjesë e dosjes së tatimpaguesit. Nuk konsiderohet ndryshim përfshirja në sfondin e faturës ose në një sipërfaqe të caktuar të saj, e elementeve të reklamave, nëse ato nuk ndryshojnë formatin e faturës.

Kujdes! Nëse konstatohet se personi i tatueshëm ka keqpërdorur miratimin për përdorim të faturës tatimore kompjuterike, me qëllim shmangien e detyrimeve, ka lëshuar faturë jo sipas modelit që është miratuar nga Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, ose ka bërë ndryshime në faturë për të cilat nuk ka njoftuar apo nëse faturat e lëshuara nuk përmbajnë numër serial të miratuar, shënimin që tregon aktin referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me të cilin është miratuar, atëherë tatimpaguesi dënohet sipas dispozitave të Ligjit Nr 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe udhëzimit në zbatim të tij.

Lexoni:  “Tatimet këshillojnë”, manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0