"Tatimet këshillojnë", ja cilat janë kategoritë e bizneseve që duhet të përdorin kasën fiskale

“Tatimet këshillojnë”, ja cilat janë kategoritë e bizneseve që duhet të përdorin kasën fiskale


Pajisja fiskale (kasa fiskale) është një regjistrues elektronik, me të cilën nga shitësi, regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe të shërbimeve të kryera për klientët e tij.

Pajisja me regjistrues elektronik fiskal (kasa fiskale) është detyrim ligjor

  • Tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, janë të detyruar të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë për çdo transak­sion.
  • Tatimpaguesi, që kryen qarkullimin e mallrave dhe të shër­bimeve, për të cilat: pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, ose institucioneve financiare të parasë elektronike, të liçenc­uara nga Banka e Shqipërisë, është i detyruar të instalojë dhe përdorë pajisje fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë, si dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Lexoni: Tatimet këshillojnë: Ja cilat janë detyrimet për tatimin mbi të ardhurat personale

A ka përjashtim nga ky detyrim?

Nuk janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale:

  • tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, ambulantët, me përjashtim të shoferëve të taksive;
  • personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të papërpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë merkatove;
  • individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi;
  • veprimtaritë, të cilat ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.

Po pagesat me para elektronike?

  • Nuk konsiderohet si transaksion i kryer me para në dorë, pagesa për transaksionet, të cilat kryhen nëpërmjet institu­cioneve financiare të parasë elektronike të liçencuara nga Banka e Shqipërisë, ose pagesat e kryera me kartë krediti.
  • Një tatimpagues, i cili likujdon një faturë nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike, atëherë për qëllime të zbatimit të kufizimit për transaksionet mbi 150.000 lekë, ky transaksion nuk konsiderohet i kryer me para në dorë.
  • Gjithashtu edhe pagesat e kryera me kartë krediti, për tran­saksione të ndryshme midis dy personave të tatueshëm nuk konsiderohen të kryera me para në dorë.

Transmetimi i të dhënave të pajisjes fiskale

  • Në përfundim të ditës së punës çdo tatimpagues, pasi ka mbyllur shitjet ditore, duhet t‘i raportojë ato on-line, në serverin e DPT-së, nëpërmjet komandës së mbylljes ditore.
  • Ky raportim nuk duhet të kalojë, orarin më të fundit të pranueshëm ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re.
  • Fillimi i raportimit të shitjeve ditore, pas disa ditë ndërprer­jesh për arsye të ndryshme, kryhet ditën e parë të fillimit të përdorimit të pajisjes fiskale.

Korigjimi nga shtypja gabim e pajisjes fiskale

Në rastet kur si rezultat i një gabimi të pavullnetshëm, nga ana e tatimpaguesit, është regjistruar një veprim shitjeje i pareal­izuar (gabim) nga ana e tatimpaguesit veprohet si më poshtë:

  • Tatimpaguesi do të njoftojë në drejtorinë tatimore rajonale ku është i regjistruar, me një procesverbal (klikohet e shkarkohet nga faqja www.tatime.gov.al, në linkun :https://www.tatime.gov.al/d/4/96/161/115/formulare-te-pajisjeve-fiskale
  • Pas kësaj ai do të vazhdojë të raportojë shitjet, raportime të cilat do të vazhdojnë të regjistrojë në vazhdimësi edhe këtë gabim.
  • DPT do të bëjë reflektimin e këtij gabimi në të dhënat e regjistruara në serverin e raportimeve të shitjeve në DPT duke e stornuar atë (nëpërmjet pasqyrimit në një kolonë të veçantë).

Pas zbritjes së gabimit (korrigjimit/rregullimit), subjekti do të vazhdojë raportimin e shitjeve, dhe nga zbritja e gabimit bërë nga DPT shifra e raportuar do të korrigjohet për të treguar xhi­ron reale.

Mospajisja me kasë fiskale, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi, dënohet në rast se:

a) Nuk instalon pajisjen fiskale:

  •  herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, me gjobë
  •  nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale, merret masa e bllokimit të veprimtarisë shtyhet deri në instalimin e pajisjes fiskale, por jo më parë se për 15 ditë kalendarike.
  • çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale, konsiderohet evazion tatimor dhe Administrata Tati­more ushtron të drejtën, duke bërë kallëzim penal për tatim­paguesin;

Mos lëshimi i kuponit tatimor, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi dënohet në rast se nuk lëshon kupon tatimor:

a) Në konstatimin e parë të kryer, me gjobë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke për­dorur metodat alternative;
b) Në konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tati­mor, përveç aplikimit të gjobës si në nënndarjen “a”, merret masa e bllokimit të veprimtarisë për 30 ditë kalendarike;
c) Çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tati­mor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç apli­kimit të dënimit si më lart, konsiderohet evazion tatimor.

Gjithashtu tatimpaguesi dënohet me gjobë edhe kur:

  • Lëshon një kupon tatimor, që nuk përmban elementet e përcaktuar në aktet nënligjore, për kuponin tatimor;
  • nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjen fiskale;
  • nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajis­jen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve;
  • mban ose përdor pajisje fiskale, të cilat nuk janë në për­puthje me aktet ligjore e nënligjore, dënohet me kon­fiskim të mallrave gjendje. Gjithashtu, Administrata Ta­timore mund edhe të kallëzojë penalisht tatimpaguesin.

Po nëse blerësi nuk e merr kuponin tatimor?

Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit në dis­tancat e parashikuara në udhëzimin e Ministrit të Financave (jo më larg se 30 m), nga vendi i shitjes apo ofrimit të shërbi­mit, nuk disponon kupon tatimor, dënohet me gjobë me vlerë 1.000 lekë.

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0