Tashmë një Tesla Model S gati për Electric Production Car Series

Tashmë një Tesla Model S gati për Electric Production Car Series


Tesla Model S për Electric Production Car Series, është tashmë realitet.

Formula E aktualisht është elita e garave me makina elektrike. Por Electric Production Car Series (EPCS) e Electric, kërkon të bëhet edhe ajo pjesë e lojës.

Electric GT së bashku me skuadrën e EPCS, SPV Racing, mbajtën një ceremoni të martën në Barcelonë. Arsyeja ishte prezantimi i një Tesla Model S P100D të përgatitur për gara. SPV Racing është e para që bën një prezantim të tillë, dhe të tjera vinë në vazhdim deri në inagurimin e EPCS në Nëntor 2018.

Emri i makinës është EPCS V2.3 Tesla S P100DL. Falë një motorri të përmirësuar dhe më pak peshë, ajo mund të arrijë 0-100km/h për 2.1 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej rreth 250 km/h. Për krahasim, një Model S P100D i thjeshte me Ludicrous mode të aktivizuar, arrin nga 0-100km/h për 2.5 sekonda. Sipas Electric GT, makina vjen me 778HP dhe 993Nm torque.

Emma Kimiläinen and Alvaro Fontes, pilotët e SPV, realizuan disa xhiro me makinat përpara eventit në Circuit de Catalunya.

“Kjo është një ditë tepër e veçantë për ne. Sot ne prezantojmë makinën e parë për EPCS. Vite planifikimi dhe pune të palodhur janë dashur, dhe ja ku jemi sot, duke e prezantuar atë me të vërtetë.” – u shpreh Mark Gemmell, CEO i Electric GT.

Të gjitha skuadrat do të përdorin makina identike si fillim. Gjithsesi, qëllimi është të futen edhe makina të tjera në të ardhmen. Dhe ky nuk duket një problem për prodhuesit të cilët po afrojnë elektrifikimin brenda kompanive. Nuk mori shumë kohë kjo për Formula E. EPCS i reflekton më mirë makinat e prodhimit në masë.

Përsa i përket rregullave, dita e garës do të jetë vetëm 1. Një garë ditën dhe një në muzg. Secila nga këto me një gjatësi prej 60km. Sezoni i parë do të përfshijë 10 gara. Por më e rëndësishmja, Electric GT mori aprovimin e FIA në muajin Shkurt 2018.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0