CEO i McLaren kërkon të ndryshojë drejtimin e garës midis kompanive

CEO i McLaren kërkon të ndryshojë drejtimin e garës midis kompanive


Mike Flewitt, CEO i McLaren që prej 1 korrikut 2013, ka një propozim për të bërë. Fokusi të kalojë te fuqia e motorit, tek pesha sa më e ulët.

Nëse je fans i kuajve fuqi, je duke jetuar në një kohë të përsosur. Në dyqan, për një çmim të ulët, mund të blesh një Dodge me plot 707 kuaj fuqi. Nëse flasim për hypermakinat, fuqia tashmë ka shkuar me 4 shifra.

McLaren është një aktor i rëndësishëm në këtë lojë. P1 psh, prodhon plot 903 kuaj fuqi. Por, kompania e di që kjo garë nuk do të mbarojë ndonjëherë. Mike Flewitt, kërkon që ulja sa më shumë e peshës së makinës të marrë më tepër prioritet.

Pak ditë më parë ai foli në Society of Motor Manufacturers & Traders (SMMT). Materiale më të lehta do të reduktojnë sasinë e energjisë që makina kërkon për të funksionuar siç duhet. McLaren kështu kërkon të bëhet lider në këtë fushë. Ndonëse makinat e tyre përbëjnë një pjesë shumë të vogël të atyre që shohim në rrugë, teknologjia e përdorur në to, mund të ndihmojë kompanitë në të ardhmen.

Fibra e karbonit do të shërbejë si shtylla kurrizore e gjithë kësaj. Kompania ka shfrytëzuar materiale të lehta dhe të forta të paktën që prej vitit 1981. Ky ishte viti kur ata prodhuan makinën e parë për Formula 1 me fibër karboni. McLaren ndërkohë është duke u përgatitur që të hapë një fabrikë vetëm për përgatitjen e materialeve.

E gjithë kjo është shumë e thjeshtë. Nëse makina peshon më pak, kërkon më pak fuqi të përdorur që të vihet në lëvizje. Së fundmi Volkswagen e provoi të gjithë këtë teori. Volkswagen ID R, një makinë elektrike dhe shumë e lehtë (+ aerodinamikë) nën drejtimin e Romain Dumas, vuri rekordin e ri në Pikes Peak International Hill Climb.

Më konkretisht, Mike Flewitt u shpreh:

“Ne kemi një mundësi shumë të mirë në Britani që të jemi të parët në “luftën e peshës” në industrinë automotive. E gjithë kjo, do të na ndihmojë të arrimë objektivat e ambjentit. McLaren ka një histori të gjatë në përdorimin e materialeve të lehta. Ne jemi shumë besnik ndaj kësaj. Ndaj, po hapim një fabrikë të re e quajtur McLaren Composites Technology Center në Yourkshire. Kjo do të çojë në inovacione të reja në makinat tona dhe jo vetëm do të fuqizojë rigjionin, por edhe do të shtojë punësimin dhe do të përmirësojë zinxhirin e furnizimit. Gjithashtu edhe reputacionin e Britanisë së Madhe në inovacion.”

Ndërsa lufta e kuajve fuqi ka shpërthyer, ne shohim në horizont epokën e makinave më pak “obeze”. Makina më lehta, përkthehen në dinamika më tërheqëse për çdo makinë. Gjithashtu, edhe më pak nevojë për konsumim energjie.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0