Tashmë mund të bëni telefonata falas me Google Home

Tashmë mund të bëni telefonata falas me Google Home


Ju kujtohet në muajin maj, kur Google njoftoi se do t’ju mundësonte njerëzve të kryenin telefonata falas përmes Google Home?

Paisja është vënë në punë duke filluar nga sot.

Nëse ju thoni për shembull “Google, telefono fast food-in më të afërt me mua,” ai do të marrë të dhënat dhe do të kryej thirrjen.

Ose, nëse i lejoni Google Home akses në kontaktet tuaja, ju mun të thoni diçka si “Google, telefono mamin,” dhe ai do të zbatojë urdhërin tuaj. Ai gjithashtu është në gjendje të njoh zërat e ndryshëm të personave që bashkëbisedoni, prandaj nëse keni 2 kontakte me emrin “Mami” në telefon, ai do të telefonojë atë të duhurën.

Për momentin, telefonata do të kryhen nga një numër privat/i panjohur… që në fakt pas shumë vitësh eksperiencë njerëzit janë mësuar mos t’ju përgjigjen. Google thotë se ata do krjojnë mundësinë për të regjistruar të dhënat tuaja dhe numrin personal deri në fund të këtij viti.

Paisja po përhapet në çdo shtëpi, me një çmim për vetëm 109 dollarë.

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0