TAP përfundon fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri - Business Magazine Albania

TAP përfundon fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri


Në fund të vitit 2016, Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përfundoi fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përmirësimin e rreth 58 km rrugë ndihmëse, ndërtimin e dy urave të reja dhe përmirësimin e strukturës së 40 urave të tjera. Punimet zgjatën një vit e gjysmë dhe u kryen nga një sipërmarrje e përbashkët (joint venture) e përbërë nga kompania shqiptare Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a.

Infrastruktura e përmirësuar rrugore do të lehtësojë transportimin e tubave dhe pajisjeve të nevojshme për veprimtaritë ndërtimore të gazsjellësit. Ajo gjithashtu do të ndihmojë në zhvillimin e komuniteteve vendore dhe bizneseve përreth në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Rreth 200’000 persona do të përfitojnë nga kjo infrastrukturë rrugore e përmirësuar.

Punimet u projektuan që të kishin ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Më shumë se 600 punëtorë u përfshinë në këtë proces dhe më shumë se 99% e tyre ishin shqiptarë.

Karl Roberts, menaxheri i Projektit TAP për Shqipërinë, tha: “Dëshiroj të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar për arritjen e këtij suksesi. Me gjithë relievin e ndërlikuar dhe problematik, me pika që arrin në lartësi 1.800 metra, punimet u mbyllën në kohë, sipas buxhetit, dhe mbi të gjitha sipas standardeve më të larta të sigurisë.
Për më tepër, jemi krenar të theksojmë disa arritje në Shqipëri. Është hera e parë që urat janë përforcuar pa ndërprerë qarkullimin rrugor, është hera e parë që guroret dhe vendet e derdhjes së materialeve natyrore janë rehabilituar sipas standardeve të rrepta mjedisore dhe është hera e parë që është treguar kaq kujdes për ruajtjen, monitorimin dhe shpëtimin e artefakteve të trashëgimisë kulturore”, – shtoi Roberts.

Faza e dytë e përmirësimit të rrugëve, përbërë nga rreth 120 km rrugë, do të zbatohet nga kontraktori i TAP-it për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin Spiecapag.

burimi: monitor.al

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0