Taksat mbi pasuritë e paluajtshme do të rriten sipas strategjisë së re fiskale, por do të ketë edhe përjashtime - Business Magazine Albania

Taksat mbi pasuritë e paluajtshme do të rriten sipas strategjisë së re fiskale, por do të ketë edhe përjashtime

Taksa

Qeveria do të rishikojë me rritje taksat mbi pasuritë e paluajtshme në tre vitet në vijim sipas Strategjisë së re fiskale 2024-2027.
Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0,8% e PBB-së. Për këtë qëllim po përgatitet kadastra fiskale dhe do të nisë zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028.

Në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme, ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2, në taksën ad valorem, pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë.
Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera.
Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës. Strategjia e re fiskale argumenton se, nga vlerësimet paraprake vërehet se disa përjashtime duhet të eleminohen, si dhe ka hapsirë qëtë mund të rritet edhe norma e taksës së pronës.

Në shërbim të rritjes së tatimeve mbi pronat do të hartohet një ligj i ri, “Për taksën e pasurisë”. Ky ligj hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do të jetë në proces konsultimi publik.

“Do të ketë rishikime të përjashtimeve nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera”, referohet në draft.

Strategjia Afatmesme e të Ardhurave (SSA) 2024-2027 paraqet reformat që do të ndërmerren në politikat tatimore, mirë-administrimin tatimor dhe doganor, të cilat së bashku do parashikohet të sjellin rritje të të ardhurave tatimore me 2.5% e Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për periudhën katër vjeçare.

Qëllimi i përgjithshëm është mobilizimi i të ardhurave përmes politikave të qëndrueshme fiskale dhe reformave administrative tatimore e doganore, duke thjeshtuar procedurat, kostot e pajtimit, luftën ndaj shmangieve dhe evazionit tatimor, me qëllim krijimin e hapësirave fiskale për më shumë investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Lexo edhe: Innovation Centre Kosovo dhe Red Bull Basement janë në kërkim të inovatorëve

Reformat kryesore tatimore dhe administrative të parashikuara në SSA, janë hartuar me asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe janë të bazuara në direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e tatimeve, taksave dhe doganave.

monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0