Opinion/ Premtimi i pastudiuar i rritjes së pagës minimale - Business Magazine Albania

Opinion/ Premtimi i pastudiuar i rritjes së pagës minimale

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Kryeministri Rama premtoi një ditë më parë rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 40 mijë lekë që është aktualisht, një vendim që sipas tij, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, nëse socialistët fitojnë një mandat të katërt në zgjedhjet e 11 majit. Në pamje të parë, duket një lajm i mirë, pasi iu shërben atyre që paguhen me pagë minimale. Por “djalli” qëndon në detaje.
Si përkthehet rritja e pagës minimale dhe cilat janë efektet në ekonomi?Paga minimale është paga më e ulët e mundshme që jepet për punëtorët dhe ajo përcaktohet me ligj. Kjo do të thotë se nëse Rama vjen në pushtet dhe e mban premtimin, nuk do të ketë paga më të ulëta se 500 euro. Paga minimale ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, nga 34 mijë lekë në vitin 2022 në 40 mijë aktualisht.Ky vendim shoqërohet me rritje të kostove për biznesin, pasi ky i fundit detyrohet të rrisë pagat e ulëta. Dmth qeveria merr një vendim që pasojat i vuan biznesi. Janë kryesisht subjektet e vogla private, si p.sh dyqanet e lagjeve që preken, të cilat përvec problemeve të shumta që kanë, duhet të përballen edhe me këtë shtim kostoje, cka do të detyrojë një pjesë të tyre, ose të shkurtojnë punëtorët ose të ulin qepenat. Kjo do të thotë se do të shtohet armata e të papunëve dhe do t’i duhet shtetit të paguajë më shumë për t’i mbajtur nëpërmjet pagesave të papunësisë.
Vlen të theksohet se një nismë e tillë që prek drejtëpërdrejtë biznesin dhe financat e tij nuk është diskutuar me këtë të fundit, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Të kishte konsultime dhe përballje mendimesh dhe argumentash, gjithmonë nëse ajo që iu intereson është ekonomia.

Lexo edhe : INSTAT: Në Shqipëri, personat me arsim të mesëm përballen me normën më të lartë të papunësisë

Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale con në rritje të të ardhurave përata që marrin pagë minimale dhe automatikisht, kjo shoqërohet me rritje të konsumit. Gjithmonë nëse kjo rritje do të shkojë në xhepat e tyre, pasi mund të ndodhë, që pasi e kanë marrë pagën e rritur në bankë, ta kthejnë diferencën e rritjes në financën e biznesit, sic janë raste që ende fatkeqësisht i dëgjojmë rëndom, për shkak të informalitetit të lartë dhe deformimit të tregut të punës.Por vlen të theksohet se përfituesja e madhe është qeveria, pasi rriten të ardhurat për skemën e sigurimeve shoqërore, që ashtu sic dihet tashmë, ka aktualisht probleme të forta financiare, duke mundësuar që të japë bonueset e premtuara për pensionistët.

Kjo do të thotë se në mënyrë të pashqetësuar, e fusim dorën tek xhepi I biznesit dhe ia marrim paratë për t’ua dhënë pensionistëve. Ndërkohë që është qeveria që nëprëmjet mirëmenaxhimit të skemës dhe financave publike në tërësi duhet të kujdeset për pensionistët dhe t’iu sigurojë atyre pension dinjitoz.
Një tjetër element që duket se nuk është studiuar në premtimin elektoral të rritjes së pagës minimale është situate që krijon me produktivitetin. Në ekonomi, rritja e pagave bëhet për ata punëonjës që janë produktivë, që prodhojmë më shumë e me më tepër cilësi. Pra, është një mekanizëm që e përcakton tregu dhe kërkesë-oferta, nuk bëhet me urdhër.Në vend që qeveria të ndihmojë biznesin të rrisë produktivitetin, duke I dhënë mundësinë të shëndoshet financiarisht dhe të rrisë në mënyrë natyrale pagat për punëonjësit, bën të kundërtën.
Është e kuptueshme që përpara zgjedhjeve partitë të premtojnë edhe “Hënën”, pasi rritjen e pagës minimale e kanë propozuar më herët edhe demokratët dhe personalisht, kam mbajtur të njëjtin qëndrim.
Por gjykoj, që për nisma që prekin drejtëprërdrejtë qytetarët dhe ndikojnë në mirëqenien e tyre është mirë që të jenë serioze, të konsultuara dhe të studiuara. Kjo i bën partitë politike serioze dhe të besueshme dhe fushtatat elektorale të bazuara mbi alternativa dhe jo mbi batuta Facebook-u.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0