Taksat e tatimet mund t’i paguani edhe me këste

Taksat e tatimet mund t’i paguani edhe me këste


 

Sipërmarrjet që kanë detyrime të prapambetura tek Drejtora e Tatimeve, mund të lidhin një marrëveshje me administratën për t’i paguar detyrimet me këste.
Kusht për marrëveshjen është vërtetimi i kompanisë se e ka të pamundur të paguajë njëherësh detyrimin. Marrëveshja nuk mund të zgjashë më shumë se një vit e gjysëm, sipas tatimeve.

Tatimet pjesë e marrëveshjes janë:

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Tatimi i mbajtur në burim

Kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore

Ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi

Hapat për të nënshkruar një marrëveshje me këste janë:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Këtu shpjeghen rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore).
  2. Drejtoria Rajonale Tatimore, brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.
  3. Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja nga tatimpaguesi dhe drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të. Marrëveshja nënshkruhet vetëm  nëse sipërmarrësi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit.

Tatimet ndërpresin mbledhjen me forcë të borxhit, por nuk tërheqin masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimit tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim në afat të detyrimit të pa paguar.

Sipërmarrësi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për masë sigurie qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0