Taksat e reja nga Bashkia e Tiranës për qytetarët dhe bizneset - Business Magazine Albania

Taksat e reja nga Bashkia e Tiranës për qytetarët dhe bizneset


Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të webit të Bashkisë. Këto vendime kanë acaruar bizneset dhe për me tepër rrezikojnë vijueshmërinë e tyre pasi vetëm për taksën e tabelës një biznes në zonën e Tiranës së re pohon se i duhet të paguajë për tabelën taksë rreth 200 mijë lekë të reja siç thotë ai në vit. “Heqja e taksës së biznesit të vogël nuk është asgjë para supertaksave që po na vë Bashkia. Veç taksave fatura e ujit këtë muaj erdhi 80 për qind më shumë se sa shënon matësi” thotë Armandi, administrator i një njësie shërbimesh në Zonën e Stadiumit Dinamo.

Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritje të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojnë 63.000 lekë/m2/vit.

Mirëpo krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas Këshillit Bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7-vjeçare.

Ja taksat e reja të banesave

Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqia e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe per çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave që vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë: Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; Vendimet e privatizimit; Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil ne R.Sh janë të vlefshme për përllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumentat e tjera të lëshuara nga organet përkatese shtetërore ne përputhje me legjislacionin përkatës.

Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja llogaritet sipas Vendimit te Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligiit 9632/2006, i ndryshuar.

Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kesaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.

Aparatamentet e banimit do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”. Ndërtesat për biznes do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në nënkategorinë ‘Ndërtesa të tjera për tregti dhe shërbime.

Menyra e pagesës

Detyrimi për taksën mbi ndërtesën ështe vjetor. Për kategorinë “I” Ndërtesa banimi dhe kategoria “III” Për pronësi më shumë se një banesë, detyrimi paguhet ne 12 këste të barabarta, per çdo muaj përkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.

Për kategoritë II dhe IV detyrimi paguhet me 2 këste: Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill Kësti i dytë brenda datës 30 Qershor. Afati i pagesës Për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.

Tarifa për zënien e hapësirave publike

Baza e tarifës për zënie të hapësirave publike është sipërfaqja në m2 e cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte per qëllime biznesi.

Niveli i tarifës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:

Detyrimi i tarifës përllogaritet si shumëzim i bazës (sipërfaqes) me nivelet treguese të saj.

Pagesa e Tarifës për zënie të hapësirës publike:
a) për rastin e përdorimit të truallit me qëllim organizimin e spektakleve ose panaireve të ndryshme, struktura e ngarkuar për mbledhjen e tarifës është Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pas marrjes së Lejes per Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura përkatese që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe llogaritjen e detyrimit për lejen përkatëse.

b) Për rastin e përdorimit të truallit për qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda dates 30 të muajit përkatës pranë Drejtorisë së Pirgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë.

c) për rastin e përdorimit të truallit me qëllim ushtrim aktiviteti tregtar si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, sipërfaqet e zëna me platforma, sipërfaqet e rrethuara me vazo me lule, bimë dekorative, me kangjella, drurë dekorativë, kufizime me plastmasë dhe sende të tjera, etj të ngjashme me to, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda datës 30 të muajit përkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Lehtësira dhe përjashtime:
Lidhin kontratë për zënie të hapësirës publike me afat 6-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 5% te vlerës së detyrimit. Lidhin kontratë përzënie të hapësirës publike me afat 12-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 10% të vlerës së detyrimit.

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e Tarifës për zënien e hapësirës publike, është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë ”.

 

/Lapsi.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0