Takimi dypalësh i Ministrave të Financës Shqipëri-Kosovë në Tiranë - Business Magazine Albania

Takimi dypalësh i Ministrave të Financës Shqipëri-Kosovë në Tiranë


Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka pritur ditën e premte ministrin e Financave të Kosovës, Avdullah Hotin.

Në takim ishin edhe drejtorët e përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave të të dy vendeve.

Takimi u organizua për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh deri më tani, çështjet e dakordësuara nga mbledhja e fundit e përbashkët e dy qeverive dhe problematikat që kërkojnë vëmendje.

“Kemi rënë dakord për një axhendë shumë intensive deri para mbledhjes së qeverive, për të parë çfarë kemi bërë, çfarë janë në proces dhe çfarë do të bëhet. Kryesisht në lehtësimin e mëtejshëm doganor, operacionet e përbashkëta dhe shkëmbimin e informacionit”, u shpreh Ahmetaj.

“Ne kemi bërë një rishikim të progresit që kemi arritur deri tani dhe identifikuam disa çështje që do të adresohen 2-3 javët e ardhshme, me qëllim që të miratohen në mbledhjet e qeverisë”, tha Ahmeti.

Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë trefishuar në gjashtë vitet e fundit. Ahmetaj tha se para mbledhjes së qeverive do të mbahet një dëgjesë e përbashkët me sipërmarrësit e të dy vendeve.

“Për të dëgjuar bizneset prodhuese dhe ato eksportuese për problemet e tyre, se çfarë kërkesash kanë ata ndaj dy qeverive në funksion të të dy qeverive”, tha Ahmetaj.

Vitin e kaluar Kosova ishte tregu i dytë i eksporteve shqiptare me 200 milionë dollarë, ndërsa importet nga ky shtet ishin rreth 50 milionë dollarë.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0