Qendra për Aftësi Konkurruese do të organizojë takimin për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve mbi rëndësinë e Ekonomisë Qarkulluese në përputhje me Paketën e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së”, financuar nga Bashkimi Europian.
Ky takim do të kryhet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit në datën 13 korrik, ora: 10.00 – 13.00, pranë Hotel Tirana International, tek Salla “Metropol”.
Projekti “Rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve mbi rëndësinë e ekonomisë qarkulluese në përputhje mePaketën e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së” synon të krijojë vetëdijen dhe edukimin për publikun e gjerë dhe palët e interesuara mbi strategjinë e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së, me synimin drejt një ekonomie të qëndrueshme me karbon të ulët, burime efikase dhe konkurruese.
Qendra për Aftësi Konkurruese është një organizatë jo fitimprurëse dhe ka si mision zhvillimin e aftësive të individëve, organizatave dhe institucioneve, që të jenë konkurruese nëpërmjet inovacionit, sipërmarrjes dhe ndërkombëtarizimit.
Ky takim zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve të rritjës së ndërgjegjësimit dhe rritjes së kapaciteteve me aktorë të ndryshëm lidhur me ekonominë qarkulluese.
Kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike pas shpërthimit të Covid-19 treguan edhe një herë rëndësinë e një ekonomie të gjelbër dhe modeleve të pastra të biznesit. Kjo krizë hodhi më shumë dritë në rëndësinë e Planit të Veprimit të BE-së për Ekonominë Qarkulluese dhe mbështet aktivitetet e kryera nga QAK në Shqipëri, me qëllim ngritjen e vetëdijes për ekonominë qarkulluese.
Objektivat e takimit: Prezantimi i progresit të projektit; prezantimi dhe diskutim i raportit kërkimor të bërë nga QAK me publikun e gjerë dhe NVM-të, me qëllim matjen e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi Ekonominë Qarkulluese, pengesat dhe mundësitë e perceptuara; angazhimi i aktorëve në diskutim me qëllim ndarjen e perspektivave të tyre mbi Ekonominë Qarkulluese; dakordësimi mbi follow-up me aktorët e interesuar dhe krijimi i një rrjeti bashkëpunimi për ekonominë qarkullluese sipas modelit katër helikësh (Quadruple Helix Model)
Pjesëmarrësit: Takimi do të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, të shoqërisë civile, të sektorit privat, nga organizatat partnere ndërkombëtare, akademia, si dhe përfaqësues të huaj.
Programi
10.00 – 10.30
Regjistrimi i pjesëmarrësve
10.30 – 11.30
Hapja e aktivitetit
- Diskutim në panel: “Ekonomia Qarkulluese nga perspektiva e aktorëve dhe rëndësia e krijimit të rrjetit të bashkëpunimit sipas modelit katër helikësh (qeverisja, NVM-të, akademia, OSHC-të)”
- Prezantimi i programit dhe objektivave të projektit
- Fjalët e mirëseardhjes
11.30 – 12-30
- Diskutim i hapur
- Përmbledhje e sesionit dhe dakortësimi mbi aktivitetet e ardhshme
- Prezantim dhe diskutim i raporteve kërkimore të projektit
12.30 – 13.00
Dreka
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto