Syzet e reja të pazakonta të Nike që shpallin "luftë psikologjike" ndaj konkurrentëve - Business Magazine Albania

Syzet e reja të pazakonta të Nike që shpallin “luftë psikologjike” ndaj konkurrentëve

Syzet e reja asimetrike të Nike shpallin "luftë psikologjike" ndaj konkurrentëve
~4 minuta lexim

Nike ka prezantuar syzet e reja Athena dhe Zeus, të cilat janë krijuar për t’u mbajtur nga atletët para dhe pas garave. Sipas Nike, këto syze kanë për qëllim të ndikojnë psikologjikisht te kundërshtarët, duke i destabilizuar ata para përballjes në fushë.

Nike thotë se këto syze janë “dizajnuar për t’u mbajtur para dhe pas garës si një formë mbrojtjeje psikologjike — qoftë për të mbrojtur apo dhe për të projektuar një imazh të fortë.”

“Ndërsa fillimisht ishim përqendruar në krijimin e diçkaje për garat, ajo që mësuam nga atletët tanë ishte nevoja për një avantazh mendor, para dhe pas konkurrimit,” thotë John Hoke, Shefi i Inovacionit në Nike. “Aftësia e tyre për t’u përqendruar plotësisht dhe për të mos u shpërqendruar është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin e këtyre atletëve.”

Sipas deklaratës për shtyp, “Këto stile sjellin një nivel të ri të artit dixhital në shërbim të atletëve, duke avancuar horizontet estetike të Nike dhe duke ofruar vizione plot kontraste për të ardhmen e sportit.” Këto syze nuk janë thjesht një pjesë e zakonshme e veshjeve sportive: Nike krijoi Athena dhe Zeus për të sfiduar kundërshtarët dhe për të intensifikuar shprehjen personale.

Lexo edhe: Lagjja më e madhe në botë me shtëpi të printuara në 3D është afër përfundimit

Të dy syzet e reja të Nike kanë një stil të veçantë dhe të ndryshëm nga njëra-tjetra, por ndajnë një karakter të çuditshëm të përbashkët.

Nike Athena përshkruhen si një shprehje e asimetrisë dhe kreativitetit, me pasqyra që shtrihen nga lenteja deri në pjesën e anës së syrit ajo thyen normat e syzeve të zakonshme me një sy është më të lartë se tjetri. Bashkimet ultrasonike pa vida dhe mbajtësit prej çeliku inox kontribuojnë në një kornizë të lehtë, e cila pozicionon lentet më larg nga fytyra për të ndihmuar në eliminimin e shtypjes  nga qerpikët që ndonjëherë shkaktohet nga syzet e cekëta.

Ndërkohë, Nike Zeus janë “inspiruar nga pikat tradicionale të akupresurës dhe nga koncepti i ‘shpejtësisë’ – një pasion i vazhdueshëm i Nike. Me një dizajn që i ngjan një maske dhe që e qëndron ngushtësisht me fytyrën, Nike Zeus përfshin ventilimin inovativ të Nike Windshield Elite 360. Këto syze rrisin qarkullimin e ajrit për të ndihmuar në largimin e nxehtësisë nga zona e hundës dhe mollëzave, duke mbajtur kështu temperaturën e ftohtë përreth syve.”

Të dy stilet përfshijnë materiale të ricikluara; 40% e peshës totale të Nike Athena dhe 20% e Nike Zeus janë të ricikluara.

Nike Athena kushton 250 dollarë (SHBA) / 219.99 paund (MB), ndërsa Nike Zeus janë 500 dollarë (SHBA) / 409.99 paund (MB). Të dy modelet janë tashmë në dispozicion globalisht në platformat digjitale të Nike që prej korrikut të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Adventure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0