''Fyerje për kuzhinën tonë''- Italianët tërbohen nga receta britanike e Cacio e Pepe - Business Magazine Albania

”Fyerje për kuzhinën tonë”- Italianët tërbohen nga receta britanike e Cacio e Pepe

Një recetë e publikuar nga faqja e njohur britanike për gastronominë, Good Food, ka shkaktuar një valë zemërimi në Itali, pasi përshkruante një nga pjatat më ikonike romake me përbërës të ndryshuar dhe si një gatim të shpejtë, duke lënë mënjanë autenticitetin që e bën këtë recetë të veçantë.

Makaronat cacio e pepe, krenaria e kuzhinës romake, njihen për thjeshtësinë e tyre vetëm tre përbërës: spageti, piper i zi dhe djathë pecorino. Megjithatë, versioni i Good Food listonte katër përbërës të tjerë; spageti, piper i zi, parmixhano, gjalpë dhe sugjeronte krem si një opsion shtesë. Për më tepër, receta u prezantua si një zgjidhje për “një drekë të shpejtë”, një etiketim që irritoi veçanërisht italianët, për të cilët kjo pjatë është një simbol i përkushtimit ndaj traditës.Zemërimi mori përmasa të tilla, sa që një shoqatë që përfaqëson restorantet italiane iu drejtua ambasadës britanike në Romë dhe pronarit të faqes, Immediate Media. Presidenti i shoqatës, Claudio Pica, u shpreh:

“Kjo pjatë ikonike, me origjinë nga Roma dhe rajoni i Lazios, është një gur themeli i kuzhinës sonë kombëtare. Receta origjinale nuk përfshin parmixhano e as gjalpë, vetëm makarona, piper dhe pecorino. Nuk janë katër përbërës, por tre.”

Lexo edhe: “Juli i Bio Farm”, nga ëndrra mes maleve, te shtëpia e të gjithë miqve

Për shumë italianë, problemi nuk është thjesht ndryshimi i recetës, por fakti që ajo u paraqit si versioni autentik. “Ju mund të bëni sa të doni variacione, por nuk mund të përdorni emrin origjinal italian për diçka që nuk është më ajo,” tha Maurizio, i cili drejton një hotel familjar në qendër të Romës.

Giorgio Eramo, pronar i një restoranti makaronash pranë Sheshit të Shën Pjetrit, ishte edhe më i prerë:

“Ajo që botoi Good Food nuk është cacio e pepe. Me gjalpë e parmixhano, ajo quhet makarona Alfredo – një tjetër recetë krejt ndryshe.”

Nicola, që drejton një dyqan sanduiçësh pranë Vatikanit, u ndal veçanërisht te kremi:

“Cacio e pepe nuk bëhet me krem. Kremi është për ëmbëlsira. Kushdo që e përdor, nuk e di çfarë është gatimi i vërtetë.”

Megjithatë, jo të gjithë e shohin këtë si një dramë të madhe. Eleonora, që punon në një kafene të zhurmshme në qendër të Romës, mendon se ndoshta reagimi është i tepruar, por pranon ndjeshmërinë:

“Tradita jonë bazohet tek ushqimi. Nëse prekni gjënë më të shtrenjtë që kemi, kjo mund të na bëjë të ndihemi të lënduar.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0