Symantec prezanton shërbimin e inteligjencës kibernetike

Symantec prezanton shërbimin e inteligjencës kibernetike dedikuar bizneseve


Symantec në një njoftim në blog prezantoi Directed Threat Research, një shërbim i thellë analitik i cili ofron informacione të detajuara të sigurisë kibernetike për sipërmarrjet.

Ky është një lajm i mirë për bizneset, të cilët vazhdimisht kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike vitet e fundit. Sigurisht nuk presim që bizneset të shndërrohen në ekspertë të sigurisë kibernitike brenda natës.

Duhet kohë dhe investim e gjithashtu punësim të profesionistëve të IT-së. Firmat ankohen për mungesën e këtyre individëve dhe se kjo është edhe arsyeja kryesore e kompromentimeve të sigurisë.

Programi i ri i Symantec shfrytëzon Rrjetin Global të Inteligjencës së Symantec për të ofruar informacion për sipërmarrjet. Ky informacion ofron një panoramë të plotë të sulmeve, taktikave dhe dëmit shkaktuar viktimave.

Symantec vuri theksin tek nevoja unike të organizatave për analiza të detajuara të sulmeve kibernetike. A është organizata juaj objektiv i vetëm? Kush është pas sulmeve? Cilat janë qëllimet e sulmeve? A kemi të bëjmë me një fushatë të gjërë?

Pikërisht ky është synimi i Symantec me implementimin e këtij programi të ri.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0