Supermarketi online që po fiton zemrat e blerësve hollandezë

Supermarketi online që po fiton zemrat e blerësve hollandezë


Ushqimet në Hollandë i janë besuar një supermarketi që operon vetëm online.

Joris Beckers, themeluesi i Picnic, tha në konferencën Shoptak Europë, se si biznesi është rritur nga lançimi deri në 5% shpërndarje në sektorin e ushqimeve në vetëm dy vite.

“Tregu i ushqimeve është aq i madh sa të gjitha tregjet e tjera të kombinuara së bashku,” theksoi ai.

Modeli aktual i dyqaneve ushqimore mund të jetë shumë efektiv dhe i suksesshëm, por nuk ka ndyshuar shumë në këto 40 vite. Ka patur përmirësime, po jo risi të nevojshme.

Dhe është i limituar në shumë drejtime, dyqane të shtrenjta dhe depot e tejmbushura për të parashikuar kërkesën në çdo dyqan, çojnë në mënyrë të pashmangshme në ushqime të mbetura.

Fakti që shumica e njerëzve shkojnë me makinë në supermarket përkthehet në një numër të lartë miljesh për ushqimet dhe ndotje të ajrit.

Beckers e përshkruan biznesin e tij si një version të përmirësuar të shpërndarësit tradicional të qumështit i cili dërgonte porosi të vogla në shtëpitë e njerëzve.

Me një shërbim online, Picnic eliminon kostot e mirëmbajtjes së një dyqani. Kjo do të thotë që ai mund të ofrojë shpërndarje falas dhe në një kohë preçize çdo ditë. Makinat e shpërndarjes janë eletrike dhe kundër ndotjes.

“Ne keni përmbushur dy nevoja të mëdha, pra nuk ka më pritje dhe askush nuk paguan për shpërndarjen,” tha Beckers.

“Pra për herë të parë ka një alternativë online me një supermarket i cili është i krahasueshëm me atë çfarë ofron dhe i krahasueshëm në çmim.”

/WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0