Super Bowl 2016, reklama e Honda-s debuton në eventin futbollistik

Super Bowl 2016, reklama e Honda-s debuton në eventin futbollistik


Nëse një tufë delesh shpërthejnë në këngë në një fushë të vetmuar dhe askush nuk është rreth tyre për t’i dëgjuar, a qëndrojnë të intonuara?

Reklama njëminutëshe e Honda’s për eventin Super Bowl, e cila debutoi të Hënën, shfaq një grup melodioz të kafshëve të fermës, blegërimat e të cilave transformohen në një interpretim të përpunuar të “Somebody to Love” të Queen, sapo bariu i tyre kthen kurrizin. Spoti, i titulluar “A new Truck to Love” (Një kamion i ri për dashurinë), do të transmetohet gjatë çerekut të tretë të lojës së të Dielës.

Me regji të të nominuarit për Oscar Bryan Buckley, të cilin New York Times e ka quajtur “King of the Super Bowl” për punën e tij në më shumë se 40 reklama për lojën, krijuar nga agjencia RPA e reklamave, reklama supozohet të tregojë sistemin audio të prezantuar për herë të parë kamionit të ri Honda Ridgeline.

honda-reklamë-super-bowl-2016-businessmag

Honda këtë vit konkurron në një fushë veçanërisht të populluar të brandeve të makinave në Super Bowl 2016. Një total prej 6 brandesh të tjerë kanë shpallur tashmë përfshirjen e tyre në lojë, duke përfshirë edhe të sapoardhurin Buick.

“Honda dallohet për pasjen e një ngrohtësie dhe të një sensi të miqësisë në spotet e saj dhe ne mendojmë se kjo shkon me tonalitetin e kompanisë sonë së bashku me disa karakteristika inovative për të demonstruar,” ka thënë Tom Peyton i Honda-s për Mashable. “Marrë të gjitha këto së bashku nuk jam vërtet i shqetësuar me atë se cfarë po bëjnë të tjerët. Unë mendoj se kjo do të na lejojë të jemi të veçantë.”

Reklama e Honda-s gjatë vitit të kaluar në Super Bowl ishte me Bruce Willis dhe në 2014-ën me Fred Armisen.

Super Bowl- Miti i futbollit amerikan
Super Bowl është loja e kampionatit të përvitshëm të Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan (NFL), niveli më i lartë profesionist dhe njëkohësisht eventi më i madh futbollistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Loja kulminon me një sezon që fillon gjatë fundit të verës së kalendartit të vitit të kaluar. Dita në të cilën luhet Super Bowl, e cila konsiderohet tashmë si festë kombëtare jozyrtare e SHBA-ve, njihet edhe me “Të Dielën e Super Bowl.”

Në vitet e fundit, kompanitë që reklamojnë në këtë event janë përpjekur të realizojnë spote të cilat shkaktojnë “buzz” përpara ndeshjes për të nxitur pritshmëritë e audiencës. Këto spote hidhen në kanalet e tyre në YouTube ku njerëzit i shikojnë dhe ndajnë me miqtë në rrjetet sociale. Kjo fazë parapërgatitore shërben edhe si ‘matës’ i suksesit që këto spote do të kenë dhe sa vëmendje do të tërheqin nga audienca gjigande e Super Bowl 2016, ku një reklamë prej 30 sekondash kushton 4.5 milionë dollarë!

Edicioni i 50-të i Super Bowl i këtij viti do të mbahet më 7 Shkurt 2016, në orën 15:25 me atë lokale në qytetin e Santa Claras në stadiumin Levi, i cili është stadiumi më “jeshil” dhe më i avancuari teknologjikisht nga ana profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SUPERBOWL-2016-shikueshmëria-businessmag

Duke parë statistikat e shikueshmërisë së Superbowl gjatë 1990-2015 vihet re dukshëm një rend rritës i kurbës ku viti i kaluar kulminoi me 114.4 milionë amerikanë që ndoqën live eventin. Që nga viti 2005 eventi ka patur një shikueshmëri në rritje vit pas viti deri në vitin 2013 ku shikueshmëria prej 108.4 milionë shënoi për herë të parë trendin rënës për dhjetëvjeçarin e fundit.

Super Bowl është një aktivitet global sportiv që transmetohet në mbi 225 vende, si edhe shfaqet në internet në të gjithë botën. Kjo do të thotë se reklamat dhe interesi për to në internet, do të përhapet përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara.

https://www.youtube.com/watch?v=kTaCT8ZmdJA

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0