Sulmet kibernetike në internet/ I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër - Business Magazine Albania

Sulmet kibernetike në internet/ I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër

Shumë vende kanë frikë nga sulmet kibernetike në infrastrukturën e tyre. Për këtij lloj problemi, në Zvicër u përballën disa ekipe studentësh nga 9 vende të ndryshme si Zvicra, Usa, Norvegjia, Suedia, UK, Hungaria, Franca, Estonia, India.

Kjo ishte një sfidë e bazuar mbi një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende europiane por jo vetëm. Grupi “Idonea”, pjesë e të cilit ishte edhe një i ri shqiptar, u rendit në vendin e tretë te 2020 Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge. Ky ekip është një sukses i jashtëzakonshëm, ashtu siç është raportuar edhe në median zvicerane “20 minutes”.

Mikel Grabocka, është 23 vjeçari nga Korça, i cili ishte pjesë e ekipit Idonea”. I riu i talentuar korçar ishte lideri i ekipit “Idonea” që përbëhej nga 2 djem dhe 2 vajza. 23 vjeçari i cili ja doli të renditet ndër të parit në listën e çmimeve të kësaj gare të rëndësishme, është një model për rininë shqiptare.

“Ideoena” u rendit i treti përballë ekipeve të nëntë vendeve të tjera që merrnin pjesë në këtë sfidë ku skuadrat pjesëmarrëse duhet të tregojnë njohuri multidisiplinore dhe duhet të propozojnë rekomandime për organizata vendimmarrëse të nivelit europian.

20MIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0