Suksesi "Made in Albania": Njihuni me shqiptarët që shkruan emrin në Forbes! - Business Magazine Albania

Suksesi “Made in Albania”: Njihuni me shqiptarët që shkruan emrin në Forbes!

Nga Eni Muça – Imagjinoni një listë ku miliarderët, sipërmarrësit e rinj dhe liderët e së ardhmes renditen së bashku, duke inspiruar miliona njerëz në mbarë botën. Në këtë skenë globale, shqiptarët po shkruajnë emrin e tyre me gërma të arta. Nga biznesmenë të mëdhenj si Samir Mane deri tek inovatorë të rinj si Kevin Sekniqi e Krissy Çela, këta shqiptarë po lënë gjurmë në ekonominë dhe kulturën botërore. Kush janë ata dhe çfarë i bën kaq të veçantë për t’u renditur mes elitës globale të Forbes?

 Njihuni me shqiptarët që po ndërtojnë trashëgiminë e tyre, një sukses në një kohë!

Samir Mane – Miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes (2025)

Në vitin 2025, Samir Mane u bë shqiptari i parë që u përfshi në listën vjetore të miliarderëve të Forbes, me një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh. Ai renditet në vendin e 2378-të në listën globale të miliarderëve.

Mane është themelues dhe president i BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha të investimeve në Ballkan, me aktivitete në sektorë si tregtia me pakicë, pasuritë e paluajtshme, bankat dhe logjistika. Ai filloi karrierën e tij në vitet 1990 duke themeluar kompaninë e pajisjeve elektronike “Neptun” dhe më pas hapi qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri në vitin 2005. Sot, BALFIN operon në mbi 11 vende dhe punëson mijëra njerëz.

Marina Sula – Lista “30 Under 30 Europe” për Art & Kulturë (2018)

E lindur në Lezhë dhe e diplomuar në Universitetin e Vjenës, Marina Sula u përfshi në listën “30 Under 30 Europe” të Forbes në kategorinë Art & Kulturë në vitin 2018. Ekspozita e 26 vjeçares, “Soft Power”, në Galerinë e Gabriele Senn në Vjenë në fund të vitit 2016, u vlerësua për përdorimin e saj të strategjive të reklamimit, performancës së medies sociale dhe afërsisë të dashur në ritualet e tilla si spastrimi i trupit për të shpërndarë dallimet midis një brenda dhe jashtë, privatësinë dhe ekspozimin.Edhe sot vazhdon të merret me ekspozita dhe e fundit që mori pjesë ishte në vitin 2024 në Sophie Gogl, DIANA Gallery, Milano.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0