Suksesi i Panairit “HORECA Kosovë 2024”': Teknologjia dhe inovacioni si katalizatorë të zhvillimit në industrinë ushqimore - Business Magazine Albania

Suksesi i Panairit “HORECA Kosovë 2024”’: Teknologjia dhe inovacioni si katalizatorë të zhvillimit në industrinë ushqimore

Horeca

Panairi “HORECA Kosovë” i organizuar në Prishtinë më datat 26-28 Prill të këtij viti u shfaq si një triumf i jashtëzakonshëm në skenën e eventeve të industrisë ushqimore. Në një intervistë ekskluzive, organizatorët e panairit shpërblejnë një sërë faktorësh për suksesin e tyre. Në qendër të suksesit ndodhet ekipi organizativ, i cili, përmes përpjekjeve të vazhdueshme për trajnim dhe përvojë prej 30 vjetësh, ka ndërtuar një standard cilësor të pakrahasueshëm në organizimin e ngjarjeve të këtij natyre. Sidoqoftë, ndër faktorët kyç të suksesit janë edhe risitë teknologjike të paraqitura në këtë edicion, të cilat u përshëndeten me entuziazëm nga vizitorët, për të cilët kjo teknologji ka sjellë efikasitet në proceset e tyre të punës, duke sjellë kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë.

Intervistë me Burim Kuraja, Frigo DELUXE

Panairi “Horeca Kosovë” i organizuar më 26-28 Prill në Prishtinë ishte një sukses i jashtëzakonshëm si në organizim ashtu edhe në pjesëmarrje. Na thoni, cilat ishin pikat e forta të panairit “HORECA” në këtë sukses?

Do filloja me ekipin tonë, i cili vazhdimisht trajnohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe padyshim është një nga pikat e forta. Po ashtu, përvoja jonë në biznes prej 30 vitesh është një faktor kyç. Risitë teknologjike që kemi sjellë këtë vit kanë qenë shumë të mirëpritura nga vizitorët pasi ato ndihmojnë që të jenë më funksional, të prodhojnë me më shumë cilësi dhe të kursejnë më shumë. Gjithashtu, përvoja nga viti i kaluar na ka ndihmuar shumë. Këmbëngulja jonë që të jemi më të mirët në rajon ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Cilat kompani dhe brende kryesore kanë qenë të prezantuara në këtë panair dhe çfarë produkte ose shërbime kanë prezantuar ato?

FRIGO DELUXE ka marrë pjesë me 50 brende ndërkombëtare, të cilat i përfaqëson në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu, në panairin HORECA kanë marrë pjesë edhe 50 kompani të tjera vendore me stendat e tyre me mbi 100 marka të huaja dhe vendore.

Cili ishte interesimi i pjesëmarrësve ndaj inovacioneve dhe tendencave të reja inovative teknologjike në industrinë HORECA që janë prezantuar në këtë panair?

Këtë vit kishim rreth 5000 vizitorë profesionistë të fushës dhe kuptohet që vetë panairi me risitë teknologjike që ka sjellë ka tërhequr më shumë vëmendjen e profesionistëve. Teknologjia e industrisë HORECA ka shënuar zhvillime të reja këto vitet e fundit dhe padyshim ka zgjuar shumë interesim tek profesionistët e kësaj fushe, duke u fokusuar në riorganizimin e punës së tyre, lehtësimin e proceseve të punës, rritjen e cilësisë dhe fitimit, përmes aplikimit të teknologjisë së përsosur italiane, gjermane, franceze, etj. Këtë vit, të gjitha markat ekspozuese ishin të obliguara të bënin demonstrime dhe degustime nga pajisjet e tyre teknologjike që kanë prezantuar.

Si ka ndryshuar rëndësia e teknologjisë dhe inovacionit në sektorin e HORECA, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit dhe prezantimin e këtyre risive në panair?

Është e vërtetë që interesimi është rritur dukshëm ndaj teknologjisë së avancuar, e cila përmes funksionit dhe cilësisë po arrin të ndikojë pozitivisht në rritjen e profitit të bizneseve që i aplikojnë ato.

 

Horeca

 

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha të organizimit të panairit “HORECA” për këtë vit dhe si janë trajtuar ato? A pritet që ky panair të vazhdojë traditën edhe për vitet tjera?

Panairi HORECA do të jetë tradicional tashmë dhe po punojmë që vitin tjetër të kemi edhe më shumë aktorë të inkuadruar, ku bashkarisht mund të ndikojmë që sektori të zhvillohet sa më shumë. Sfidat janë ato që na bëjnë më të fortë dhe padyshim që organizimi ka shumë sfida, duke marrë parasysh koston e madhe, e cila mbulohet me forcat tona. Po ashtu, sfidë tjetër është logjistika dhe ambienti i hapur që ne e shfrytëzojmë dhe e mbulojmë me tendat e dedikuara për stendat, të cilat do gatuajnë për 3 ditë me radhë. Angazhimi i stafit tonë për organizimin e këtij panairi ka filluar që nga muaji Dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë që të dalim sa më mirë në finale. Pra, duhen shumë resurse njerëzore dhe financiare, duke mos harruar përkrahjen e partnerëve tanë ROITIV, CHESTER PRODUCTION dhe TELEGRAFI që na kanë përkrahur pa rezerva.

Si e vlerësoni rolin dhe ndikimin e panairit “HORECA” në zhvillimin e industrisë së restoranteve, kafeterive dhe hotelierisë në vendin tonë?

Panairi HORECA është një vlerë e shtuar në shoqëri dhe për tërë sektorin e vet, ku përmes këtij panairi kemi zhvilluar trajnime nga kuzhinierët ndërkombëtarë bashkarisht me kuzhinierët vendorë në mënyrë që sa më shumë të përfitojmë nga teknikat e punës dhe recetat speciale që ata na sjellin gjithnjë përmes proceseve tekniko-teknologjike si dhe proceseve të sigurisë së ushqimit. Panairi HORECA bashkërisht me Frigo Deluxe si organizator tenton që gjithnjë të sjellë risi dhe teknologji të avancuara të cilat do të ndikojnë direkt apo indirekt në të gjithë zinxhirin ushqimor. Njëkohësisht, përmes trajnimeve të dedikuara për shefat e gastronomisë, po tentojmë të ngremë nivelin e cilësisë së gatimeve si dhe metodat e reja të gatimeve, duke ndikuar që të maksimizohet profiti dhe të ulen shpenzimet, duke mos harruar edhe sigurinë e ushqimit.

Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.

Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online 

Intervistoi: Ardian Pllana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0