Suksesi i gruas vjen hap pas hapi

Suksesi i gruas vjen hap pas hapi


Viti i kaluar ka qenë një kohë e zymtë për fuqizimin e femrave. Nga Marshimi i Grave në Washington janarin e kaluar, në #metoo ne nuk kemi parë t’i kushtohet shumë vëmendje këtij problemi që nga viti 1970.

Por, ndërkohë që këto çështje krijojnë tituj në media, ndryshimi i vërtetë ndodh në përditshmëri. Në fund të fundit, edhe ato nisma madhështore përbëhen nga gjestet e vogla: Gratë vendosin të largohen nga puna dhe të marrin një autobus në Washington për të nisur protestat e tyre. Gratë lëvizin përpara, pavarësisht nga rreziku personal, për të akuzuar burra të fuqishëm.

Në industrinë e teknologjisë, ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë derisa gratë të vlerësohen njëlloj burrat, por industria është e vetëdijshme për këtë çështje më shumë se kurrë. Ndihem sikur jemi në prag të ndryshimit të vërtetë.

Gratë e vërteta inovatore

Aftësitë në fushën e teknologjisë nuk kanë të mbëjnë me të qenit mashkull. Algoritmi i parë u shkruar nga një grua, Ada Lovelace në vitin 1840. Gjatë Luftë së Dytë Botërore, Jean Jennings Bartik ishte pjesë e ekipit me gjashtë femra matematiciene të cilat krijuan programe për komjuterët e parë elektronikë në botë. Grace Hopper ishte arkitektja e COBOL, e cila përdori më tepër fjalë sesa numra për të programuar kompjuterët.

Por me kalimin e kohës, u bë një fushë më shumë për meshkujt. Djemtë të cilët ishin mirë në matematikë projektuan të ardhmen e tyre në këtë botë. Femrat gjeni të matematikës shkuan kundër rrymës sepse mësuesit, miqtë dhe gradualisht njerëzit që punësonin në këtë fushë mendonin ndryshe.

Ndërkohë që kjo pengoi shumë femra të futen në këtë industri, të tjerat vazhduan të këmbëngulin. Për vajzat e reja, nuk ka krenari më të madhe sesa kur shohin një femër themeluese të një startup-i teknologjik ose një CEO femër në po këtë fushë.

Ja përse kur mendoj për heroizmin e femrave, unë nuk gjej shumë momentet të mëdha. Unë mendoj për nënat që shërbejnë si model për vajzat e tyre për kapërcimin e barrierave. Unë mendoj për gratë që studiojnë deri në orët e vona derisa arrijnë atë që duan. Unë mendoj për investitorët, meshkuj dhe femra, të cilët i ofrojnë femrave sipërmarrëse vëmendjen dhe financimin që ato meritojnë.

Këto momente ndoshta nuk duket sikur janë diçka e jashtëzakonshme, por janë të rëndësishme. Në tërësi, ato çojnë drejt ndryshimeve dhe transformimeve pozitive në botë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Shkrim nga Rudina Seseri, LinkedIn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0