Suela Koçibellinj, drejtuese e Vizion OJF, ka në fokus mbështetjen e komuniteteve të varfra. Ajo na tregon zhvillimet gjatë pandemisë dhe gjetjet që u aplikuan në komunitetet ku operon.
Na flisni pak për projektet dhe angazhimet tuaja të këtyre kohëve. Kush është Suela dhe çfarë bën?
Fillimviti përgjithësisht është periudhë më e qetë, pas muajve nëntor dhe dhjetor, ku shumica e ditëve na gjen në terren pranë familjeve në nevojë. Janari është kryesisht një moment reflektimi dhe riorganizimi për aktivitetet dhe projektet në vijim. Gjithësesi, qetësia është term jo normal në të përditshmen time, përtej projekteve të planifikuara, ka gjithmonë diçka të papritur, ato që ne klasifikojmë në grupin e emergjencave. Për shkak të shirave të shumtë, disa zona pësuan përmbytje dhe në emergjencën e krijuar ofruam ndihmë për bashkinë Mirditë, në të cilën japim kontribut prej afro 5 vitesh tashmë. Me gjithë punën maksimale që bashkitë u munduan të bëjnë, sërish mbetet nevoja për të bashkëpunuar me shoqërinë civile. Vendimmarrja në të tilla raste është me procedurë të përshpejtuar dhe brenda 24 orëve u bë e mundur që të dorëzonim një kontenier në dispozicion të Bashkisë Mirditë për nevojat emergjente që mund t’i dalin gjatë punës në terren në situata të paparashikuara. Sot, një familje është e strehuar përkohësisht në këtë kontenier. Dëshiroj të theksoj qasjen pozitive të disa bashkive ndaj organizatave të shoqërisë civile për të punuar së bashku në të mirë të komunitetit, por kjo atmosferë nuk është kudo njësoj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.