Suedia dhe Shqipëria firmosin marrëveshjen për bashkëpunim dhe zhvillim

Suedia dhe Shqipëria firmosin marrëveshjen për bashkëpunim dhe zhvillim


Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe i ngarkuari me punë i ambasadës suedeze Johan Ndisi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim, në mbështetje të reformave kryesore drejt zhvillimit ekonomik, forcimin të demokracisë dhe një mjedisi më të mirë dhe në harmoni me axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Marrëveshja e nënshkruar sot do të zbatohet deri në vitin 2020 dhe ofron kornizën për bashkëpunim dhe zhvillim mes qeverisë suedeze dhe asaj shqiptare.

Mbështetja vetëm në vitin 2016 arrin në vlerën e rreth 7.5 milion euro. Strategjia suedeze që udhëheq bashkëpunimin, identifikon tri fusha kryesore të mbështetjes: zhvillimin ekonomik për të promovuar integrimin në BE, për të drejtat e njeriut, qeverisjen demokratike e barazinë gjinore dhe mjedisin e klimën.

Suedia ka dhënë mbështetjen e saj edhe në fusha të tjera duke u përqendruar në rritjen e turizmit të qëndrueshëm, me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri Peleshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit suedez për zhvillim me qeverinë shqiptare.

“Suedia ka mbështetur fuqimisht qeverinë në përpjekjet e saj për të forcuar qeverisjen demokratike, reformat institucionale të orientuara drejt standardeve evropiane, si dhe zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, si dhe për të krijuar kushte për një rritje të qëndrueshme afatgjatë duke mbrojtur resurset natyrore të Shqipërisë”, tha Peleshi.

I ngarkuari me punë i ambasadës suedeze Ndis shtoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë në procesin e reformave në Shqipëri.

/Gazeta Shqip/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0