Studimi zbulon: TikTok ndan të dhënat tuaja më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale dhe është e paqartë se ku shkojnë - Business Magazine Albania

Studimi zbulon: TikTok ndan të dhënat tuaja më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale dhe është e paqartë se ku shkojnë

Dy nga aplikacionet tuaja të mediave sociale mund të mbledhin shumë të dhëna për ju dhe ajo që bën njëri prej tyre me këto të dhëna mund të mos ju pëlqejë.

Kjo sipas një studimi të fundit, të publikuar muajin e kaluar nga kompania e marketingut celular URL Genius, e cila zbuloi se YouTube dhe TikTok gjurmojnë të dhënat personale të përdoruesve më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale.

Studimi zbuloi se YouTube, i cili është në pronësi të Google, kryesisht mbledh të dhënat tuaja personale për qëllimet e veta si gjurmimi i historisë suaj të kërkimit në internet, apo edhe vendndodhjes tuaj, për t’ju shërbyer reklama përkatëse. Por TikTok, i cili është në pronësi të gjigantit kinez të teknologjisë ByteDance, kryesisht lejon gjurmuesit e palëve të treta të mbledhin të dhënat tuaja dhe prej andej, është e vështirë të thuhet se çfarë ndodh me to.

Me gjurmuesit e palëve të treta, në thelb është e pamundur të dihet se kush po gjurmon të dhënat tuaja ose çfarë informacioni ata po mbledhin, nga cilat postime ndërveproni dhe sa kohë shpenzoni për secilin e deri te vendndodhja juaj fizike dhe çdo informacion tjetër personal që ndani me aplikacionin.

Siç vuri në dukje studimi, gjurmuesit e palëve të treta mund të gjurmojnë aktivitetin tuaj në sajte të tjera edhe pasi dilni nga aplikacioni.

Lexo edhe: Meta dhe Snapchat e pranojnë: Tiktok është e ardhmja e rrjeteve sociale

Në tetor, Wired publikoi një udhëzues se si TikTok gjurmon të dhënat e përdoruesve, duke përfshirë vendndodhjen tuaj, historikun e kërkimit, adresën IP, videot që shikoni dhe sa kohë kaloni duke i parë ato. Sipas udhëzuesit, TikTok mund të “konstatojë” karakteristikat personale nga mosha juaj deri në gjininë tuaj bazuar në informacionet e tjera që mbledh. Google dhe faqet e tjera bëjnë të njëjtën gjë, një praktikë e quajtur “demografia e konkluduar”.

TikTok ka qenë subjekt i kritikave në të kaluarën për mënyrën se si kompania mbledh dhe përdor të dhëna, veçanërisht nga përdoruesit më të rinj, duke përfshirë pretendimet se kompania ka transferuar disa të dhëna private të përdoruesve në serverët kinezë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0