Studimi: Shokët e ngushtë mund të jenë të ngjashëm nga ana gjenetike me njëri tjetrin! - Business Magazine Albania

Studimi: Shokët e ngushtë mund të jenë të ngjashëm nga ana gjenetike me njëri tjetrin!

Studimi: Shokët e ngushtë mund të jenë të ngjashëm nga ana gjenetike me njëri tjetrin!

Sipas një studimi të ri të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, rezulton se shokët e ngushtë mund të kenë më shumë ngjashmëri mes tyre sesa thjesht interesat apo mënyrën e jetesës – madje edhe gjenet mund të jenë të ngjashme.

Kërkime të mëparshme kanë sugjeruar se njerëzit priren të zgjedhin bashkëshortë apo miq të ngushtë që janë disi të ngjashëm me ta në aspektin gjenetik. Arsyeja? Njerëzit natyrshëm tërhiqen drejt atyre që ndajnë të njëjtat karakteristika, interesa apo vlera. Por si ndodh kjo përzgjedhje e pavetëdijshme? Për të hedhur dritë mbi këtë fenomen, studiues nga universitetet Stanford, Duke dhe Wisconsin–Madison analizuan mbi 5,000 çifte miqsh adoleshentë, duke përdorur të dhëna nga Add Health – një studim afatgjatë mbi personat që ishin në klasat 7-12 gjatë viteve 1994-1995.

Lexo edhe: Laptopi yt mund të jetë më i shpejtë se kurrë! Vetëm ndiq këto hapa të fshehtë…

Ata kryen analiza të ndryshme gjenetike për të krahasuar miqtë dhe bashkëmoshatarët në shkollë. Rezultatet treguan se miqtë janë më të ngjashëm gjenetikisht mes tyre sesa individët e zgjedhur rastësisht – dhe afërsisht dy të tretat aq të ngjashëm sa një çift bashkëshortësh mesatar. Sipas autorit të studimit, profesor Benjamin Domingue nga Stanford, kjo ngjashmëri është e mjaftueshme për t’u matur, por sigurisht jo në nivelin e ngjashmërisë mes motrave apo vëllezërve. Publikimi shkencor i titulluar “The Social Genome of Friends and Schoolmates” konfirmon se marrëdhëniet shoqërore shpesh ndërtohen mbi bazën e ngjashmërive biologjike, por gjithashtu sugjeron se faktorë si vendosja në të njëjtën shkollë luajnë një rol të madh në këtë përzgjedhje. Gjithashtu, studiuesit zbuluan se gjenetika e miqve dhe shokëve të shkollës mund të parashikojë nivelin arsimor të individit – pra, gjeni i atyre që na rrethojnë mund të ndikojë në ecurinë tonë në jetë. Megjithatë, e njëjta gjë nuk u vu re për karakteristika të tilla si gjatësia, që nuk ndikoheshin nga gjenetika e shokëve të afërt. Ky studim sjell një perspektivë të re mbi mënyrën se si krijohen lidhjet shoqërore – jo vetëm nga përvojat apo zgjedhjet tona, por edhe nga përputhjet e pavetëdijshme në nivelin më të thellë biologjik.

stanford

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0