Studimi i ri nga McCann: 20,000 punonjës pushtojnë rrugët për të njohur konsumatorët

Studimi i ri nga McCann: 20,000 punonjës pushtojnë rrugët për të njohur konsumatorët


McCann Worldgroup po zbulon Të Vërtetën e Rrugës me studimin e kryer në mbarë botën.

Studimi “E vërteta e rrugës”, përfaqëson pasurinë dhe diversitetin e kulturës lokale dhe impaktin e saj në jetën e njerëzve, sjelljet dhe qëndrimin e tyre. McCann Worldgroup i bëri thirrje të gjithë punonjësve të tij kudo në botë, të largoheshin nga zyra për një ditë dhe të bashkoheshin me kërkimin më të madh global që studion sjelljet e konsumatorit në blerje dhe marrdhënien e njerëzve me vlerat kulturore.

Studimi i ri “Truth About Street” mblodhi 20,000 punonjës në më shumë se 100 vende. Të gjithë punonjësit zhvilluan pyetje dhe biseda të shkurtra që zbuluan informacione dhe pikëpamje të reja për kulturën lokale, sjelljet ndaj brandeve, blerjet tradicionale dhe ato online dhe ndjenja të tjera të konsumatorit.

“Ky është një projekt shumë interesant! Sepse jo vetëm që do të na japë një pamje krejtësisht unike të jetës në qytetin tonë, por edhe renditjen e tij në hartën e botës kur njerëzit janë të shqetësuar, zakonet dhe qëndrimet e tyre, por edhe kulturën urbane,” tha Željka Mićić, menaxher kërkimi dhe zhvillimi në agjencinë McCann Belgrade, koordinator i projektit në Serbi.

“Jeruzalemi Europian, qyeteti Olimpik, ushqim i mirë, femra të bukura – këto janë komentet që njerëzit ndanë me grupin tonë në Sarajevë. Ndryshe nga qëndrimet emocionale, ne presim që rezultatet të tregojnë setriotipet më të zakonshme të qytetit, kulturës dhe njerëzve,” shtoi Adela Ićindić, Menaxhere Llogarie në McCann Sarajevo dhe koordinatore projekti në Bosnje Hercegovinë.

“Mundësia për të biseduar dhe zbuluar mendimet dhe qëndrimet e qytetarëve tanë “të dorës së parë” është vlerë për ne. Ne presim me padurim opinionet dhe zbulimin e të vërtetës nga rrugët e Shkupit dhe iniciativën e ardhshme që tregon madhësinë dhe bashkëpunimin brenda rrjetit, por gjithashtu fuqinë e madhe të njerëzve,” tha Irina Maja, Drejtoreshë e Rritjes në McCann Skopje.

“Ishte shumë interesante të dilje në rrugë dhe të dëgjoje se si mjedisin jonë dhe jeta e përditshme gjykohet nga profile të ndryshme njerëzish, nga një policë i ri deri te pensionistët. Ne u argëtuam shumë gjatë procesit dhe dhe mezi presim të mësojmë më shumë nga tregje të tjera, ” tha Martina Jelić, Drejtoreshë e Planifikimit të Llogarisë në McCann Zagreb.

Ky studim është një përmirësim i kërkimit fillestar të McCann për të vërtetën rreth markave globale, i cili zbuloi ndryshime në dinamikën njerëzore dhe kulturore, duke kërkuar qasje të reja për marketingun e quajtur “globalitet i thellë”.

/MediaMarketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0