Studimi mbi NVM-të: Shqipëria duhet të rishikojë skemat e saj financiare të krijuara për të nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e NVM-ve - Business Magazine Albania

Studimi mbi NVM-të: Shqipëria duhet të rishikojë skemat e saj financiare të krijuara për të nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e NVM-ve

NVM

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) janë motorët kryesorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Ato kanë kontribut të konsiderueshëm ekonomik përmes punësimit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe inovacionit. Ndërmarrjet e regjistruara NVM-të zënë një pjesë të konsiderueshme të totalit te ndërmarrjeve në Shqipëri (rreth +90%). Në mënyrë që SME-të të bëhen konkurruese ato kanë nevojë për ndihmë për të krijuar ose përmirësuar mjedisin e tyre ku operojnë.

“The SME Policy Index: Western Balkans and Turkey 2019 – Assessing the Implementation of the Small Business Act”,  në kapitullin për Shqipërinë, mbulon në thellësi progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e Small Business Act for Europe (SBA) gjatë periudhës 2016-2018. Fillon me ofrimin e një pasqyre të kontekstit ekonomik të Shqipërisë, mjedisit të biznesit dhe statusit të saj të procesit të anëtarësimit në BE-së. Më pas jep disa fakte kyçe për SME-të në ekonominë shqiptare, duke hedhur dritë mbi karakteristikat e sektorit të SME-ve. Ai më në fund vlerëson progresin e bërë në 12 dimensionet tematike të politikave që lidhen me SBA-në gjatë periudhës së referencës, dhe sugjeron rekomandime të synuara të politikave, ndër të cilat shpreh se:

Zbatimi i Small Business Act në Shqipëri ka përparuar mesatarisht që nga publikimi i Indeksit të Politikave të SME-ve 2016: Ballkani Perëndimor dhe Turqia SME Policy Index 2016: Western Balkans and Turkey. “Aktualisht ajo është më dobët se homologët e saj rajonalë në shumicën e dimensioneve të politikave”, sipas studimit të SME-Albania.

Lexoni: Raporti nga ITC mbi SME. Sfidat që bizneset e vogla kanë pasur nga pandemia dhe si kanë mundur të rindërtohen!

Zbatimi i strategjisë së saj për NVM-të është ngadalësuar dhe pak ka ndryshuar në aspektin e mbështetjes financiare dhe teknike. Pavarësisht kësaj, Shqipëria ende krenohet me një nga ofrimet më efikase të shërbimeve publike për bizneset, duke krijuar një mjedis në të cilin NVM-të mund të lulëzojnë. Ajo ka përqafuar digjitalizimin për të reduktuar barrën administrative dhe në shumë fusha kuadri ligjor është forcuar dhe afruar me acquis të BE-së. Në të ardhmen, Shqipëria duhet të rishikojë skemat e saj të përgjithshme financiare të krijuara për të nxitur konkurrencën e NVM-ve dhe t’i synojë ato drejt sfidave më urgjente të përjetuara nga NVM-të shqiptare.

Në mënyrë që të sigurohej informacion sa më i plotë dhe i saktë, në studim mbi Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri është përdorur metoda mikse e hulumtimit, duke shfrytëzuar të dhëna sasiore dhe cilësore. Pjesa sasiore e studimit u fokusua në një pyetësor të targetuar kundrejt popullatës së kampionuar në 12 qarqet e Shqipërisë. Pyetësori i përgatitur u shpërnda dhe u plotësua nëpërmjet platformës online «Google Form».

Për realizimin e këtij pyetësori u angazhuan 13 anketues dhe 325 biznese të vogla dhe të mesme.

Sipas të dhënave nga studimi u zbulua se, vetëm 29.20% e NVM-ve të anketuara janë nën drejtimin e femrave, shumica e të anketuarëve që zotërojnë një biznes të vogël ose të mesëm, janë me shkollë të mesme me 28% e të anketuarëve. 24.6% e të anketuarëve kanë qenë  punonjës/e në një biznes privat të dikujt tjetër”, përpara se të hapnin biznesin e tyre, pra kanë patur një eksperiencë si të punësuar në privat. Shumica janë përfshirë në fushën e biznesit për arsyen se “duan të jenë vetë ata që marrin vendimet dhe të punojnë për veten e tyre, jo për dikë tjetër” me 20.9% të anketuarëve. Bizneset e vogla dhe të mesme operojnë kryesisht në fushën e shërbimeve me 54.5% të anketuarëve.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga studimi u arritën disa konkluzione dhe rekomandime si më poshtë:

  • Bizneset e vogla dhe të mesme, duhet të kenë më shumë akses në kontratat me kompani të mëdha dhe resurse materiale dhe njerëzore.
  • Duhen monitoruar dhe vlerësuar rregullisht masat për thjeshtimin e taksave, si dhe duhet t’u ofrohet më shumë mundësi financimi nga ana e shtetit bizneseve të vogla dhe të mesme dhe t’u ofrohen më shumë trajnime specifike për zhvillimin e tyre.
  • Organizatat/Shoqatat e bizneseve duhet të jenë më efikase dhe gjithëpërfshirëse në shërbimet që ofrojnë si dhe të mbështesin konkretisht femrën në sipërmarrje, pasi ato shikohen shumë në planin mbështetës, por jo udhëheqës të biznesve.
  • Nevojitet kryerja sistematike e proceseve të rishikimit rregullator dhe thjeshtëzimit në bashkëpunim me bizneset.
  • Parashikimet për dy vitet e ardhshme për rritjen e nr. të punonjëve dhe biznesit në tërësi, nuk janë optimiste, ndaj në këtë drejtim duhet punuar nga ana e strukturave përkatëse shtetërore, shoqatat e biznesit si dhe vetë bizneset, për të krijuar një klimë sa më produktive.
  • Duhet përmendur se progresi i Shqipërisë në zhvillimin e sipërmarrjes si një kompetencë kyçe fokusohet në zhvillimin e politikave dhe kurrikulat e bazuara në kompetenca; ka bërë pak përparim në zbatimin e ndryshimeve konkrete në ofrimin e edukimit dhe trajnimit të tij. Duhet realizuar përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit kombëtar me rregullat e BE-së dhe të mirën ndërkombëtare praktikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0