Studimi / Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit - Business Magazine Albania

Studimi / Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit

Akademikët Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli kanë prezantuar sot në Akademinë e Shkencave rezultatet e fazës së dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në gjendjen e shkaktuar nga Covid-19, duke u bazuar tek të dhënat e depistimit.

“Imuniteti është ende i ulët përveç Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti është 50%, por ende popullata e përgjithshme ka potencial të qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”, u shpreh Ylli.

Studimi i cili është shtrirë në harkun kohor qershor-dhjetor tregon se popullsia e Tiranës ka arritur 50% imunitet ndërsa në gjithë vendin imuniteti paraqitet 25%.

Sipas mjekut Sulçebe,  përparësi për t’u vaksinuar kanë  personat që nuk e kanë kaluar infeksionin sepse janë më të rrezikuar.

“Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja pas lock-down. Bëmë sondazh tek 124 individë dhe rezultoi se vetëm 1 ishte pozitiv. Kontakti i virusit me popullatën ishte minimal. Pra na nxiti që të shohim gjendjen e shtrirjes në një popullatë më të gjerë. U përzgjodhën popullatat e disa qendrave shëndetësore, me rreth 200 mijë banorë. Dolën pozitivë 48.5%. Ky është konkluzioni që nxjerrim sot. Pra kemi qenë në kontakt me virusin dhe janë të imunizuar dhe shpresojmë që ky imunitet të jetë afatgjatë” është shprehur ai.

Studimi bazohet tek imuniteti i krijuar nga antitrupat e qytetarëve, ku siç u shprehën dhe ekspertët, shumica e tyre kanë qenë asimptomatikë. Më herët në studimin e fazës së parë, të dhënat treguan se numri i të infektuarve ishte 6-7 për qind, disa herë më lart se numri i të prekurve përmes diagnostikimit me tampon.

Akademikët e kanë ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0