Studimi: Helmi i bletës shkatërron 100% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 60 minuta! - Business Magazine Albania

Studimi: Helmi i bletës shkatërron 100% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 60 minuta!

Studimi: Helmi i bletës shkatërron 100% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 60 minuta!

Një studim australian i publikuar nga Harry Perkins Institute of Medical Research në revistën Nature Precision Oncology tregon se helmi i bletës, në veçanti përbërësi i tij kryesor melitina, është në gjendje të vrasë 100% të qelizave agresive të kancerit të gjirit përfshirë ato më rezistente si triple negative dhe HER2+ brenda 60 minutash.

Ky eksperiment, i udhëhequr nga Dr. Ciara Duffy, përfshiu helm nga 312 bletë të mjaltit dhe bletë të egra nga Australia, Irlanda dhe Anglia. Melitina doli jashtëzakonisht efektive duke krijuar vrima në membranat e qelizave kancerogjene dhe duke ndërprerë sinjalizimet për rritje brenda vetëm 20 minutash me dëme minimale në qelizat e shëndetshme.

Lexo edhe:Alice Walton, gruaja më e pasur në botë sipas Forbes!

Kur u kombinua me ilaçe kimioterapie si docetaxel, efekti shkatërrues i tumoreve te minjtë u përforcua ndjeshëm. Bletët nga qyteti australian Perth treguan rezultate më të qëndrueshme, ndërsa helmimi nga bletët e egra nuk pati ndikim.Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi është ende në faza të hershme, i testuar vetëm në laborator dhe te minjtë. Nevojiten më shumë studime për të kuptuar dozimin, mënyrën e administrimit dhe sigurinë te njerëzit para se të konsiderohet trajtim i mundshëm.

Studimi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0