Strategu i marketingut për mediat sociale, Mark W. Schaefer, është folësi kryesor i Spark.Me 2018

Strategu i marketingut për mediat sociale, Mark W. Schaefer, është folësi kryesor i Spark.me 2018


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 26-27, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi, ka njoftuar folësin e parë kryesor të Spark.me 2018 – Mark W. Schaefer.

Mark është një folës i njohur globalisht, autor i disa bestsellërve të shumtë dhe konsulent biznesi që shkruan në blogun {grow} – një nga pesë blogjet më të mira të marketingut në botë.

Ai ka punuar me shitjet globale, PR dhe pozicione marketingu për 30 vjet dhe tani ofron shërbime konsulence, të specializuara në strategjinë e marketingut dhe workshope për mediat sociale. Klientët e tij përfshijnë startup-e dhe marka globale si Adidas, Cisco, Johnson & Johnson, Dell, Pfizer dhe qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai është lektor në klasa të marketingut në Universitetin Rutgers dhe ka mbajtur leksione në shumë institucione prestigjioze si Universiteti i Oksfordit dhe Princeton. Mark ka shkruar gjashtë libra shumë të shitur, përfshirë The Tao of Twitter (libri më i shitur në Twitter) dhe Kodi i Përmbajtjes “The Content Code” (të listuara si një nga ‘Top 5 librat e marketingut të vitit’ nga revista Inc.). Librat e tij përdoren si tekste në më shumë se 50 universitete anembanë botës dhe janë përkthyer në 12 gjuhë.

Mark është bashkë-prezantues i The Companion Marketing, një nga Top 10 podcast-et e marketingut në iTunes. Ai është personi i shtatë më i përmendur nga CMO-ja në Twitter dhe është ndër 10 autoritetet e marketingut më vlerësuar nga Twitter në botë. Ai u rendit si një nga autoritetet Top 10 në Shitjet Sociale nga Forbes, dhe konsiderohet ndër Top 10 Influencuesit e Marketingut në botë.

Ai ka qenë një folës kryesor në ngjarje prestigjioze në të gjithë botën duke përfshirë SXSW, Marketing Summit Tokyo dhe Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane. Marku është shfaqur në shumë media, përfshirë Wall Street Journal, Wired, New York Times, CNN, CNBC, BBC dhe CBS NEWS. Ai është një redaktor i rregullt që kontribuon në Harvard Business Review.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 150 €, para datës 18 Shkurt. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës (26-27 Maj), seminaret dhe workshopet (25 Maj), drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 26 të konferencës. Bileta nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 maj, të cilat janë plotësisht falas ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në llogarinë tonë në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0