Strategjitë kryesore për të nxitur një kulturë kompanie që mbështet dhe fuqizon gratë - Business Magazine Albania

Strategjitë kryesore për të nxitur një kulturë kompanie që mbështet dhe fuqizon gratë

Gra

Të thuash se është momenti i duhur për t’i dhënë prioritet mbështetjes për anëtarët e ekipit të grave është një nënvlerësim i madh. Në pesë dekadat e fundit, numri i grave që fitojnë të njëjtën shumë, ose më shumë se burrat e tyre është rritur trefish. Megjithatë, gratë vazhdojnë të kryejnë të paktën dy herë e gjysmë më shumë punë të papaguar në shtëpi dhe përkujdesje sesa burrat.

Me më shumë gra në fuqinë punëtore se kurrë më parë, është në interesin më të mirë të çdo drejtuesi biznesi që të sigurojë një mjedis mbështetës për to. Këtu janë pesë mënyra se si mund të krijoni një kulturë kompanie që fuqizon gratë.

1. Krijoni një identitet të fortë organizativ

Hapi i parë për të krijuar një kulturë që fuqizon gratë është të jesh i vendosur dhe me qëllime të qarta për këtë. Të thuash se i mbështet gratë dhe ta jetosh atë vlerë çdo ditë janë dy gjëra shumë të ndryshme. Misioni është “të fuqizohen gratë e zgjuara dhe të pasionuara për të shijuar punën dhe jetën e tyre”. Misioni ky, që është gjithashtu i rrënjosur thellë në gjithçka që duhet bërë. Gratë janë shtylla kurrizore e komuniteteve të tyre, gjë që motivon edhe më shumë për të arritur misionin për t’i fuqizuar ato.

2. Ofroni një mjedis pune fleksibël

Shumë kompani pretendojnë se ofrojnë punë fleksibël pas pandemisë, por drejtuesit janë ende të paqartë se çfarë do të thotë kjo. Sipas një sondazhi të USA Today, 58% e punëtorëve preferojnë të punojnë në distancë të paktën tre ditë në javë. Nënat që punojnë dhe përkujdesen ndaj fëmijëve kanë 32% më pak gjasa të largohen nga një punë në distancë, sipas një sondazhi të Catalyst. Me sa duket, puna me të vërtetë fleksibël është e dobishme, si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit.

3. Mos u ndalni vetëm në lirinë e vendndodhjes

Fleksibiliteti nuk duhet të ndalet në lirinë e vendndodhjes, por përfshin edhe lirinë e kohës. Nëse një punonjës do t’i duhet të dalë për të marrë fëmijën e tij, ose të rregullojë orët e tij për të shkuar në një takim, nuk duhet të jetë një problem. Për sa kohë që ka linja të hapura komunikimi dhe detyrat përfundojnë, nuk ka rëndësi se ku dhe kur punojnë punonjësit. Fleksibiliteti i shtuar u mundëson punonjësve të jetojnë jetë më të kënaqshme. Ky nivel fleksibiliteti kërkon një bazë besimi dhe ka çuar në përmirësimin e kënaqësisë dhe produktivitetit të punonjësve.

4. Inkurajoni bashkëpunimin dhe mentorimin

Nxitja e një kulture bashkëpunimi dhe mentorimi i ndihmon gratë të fuqizohen dhe të jenë të motivuara dhe kjo është diçka që duhet bërë gjithmonë. Hulumtimet tregojnë se 90% e punonjësve me një mentor karriere raportojnë se janë të lumtur në punë. Pra, sa më shumë të mund të lehtësohet mësimi bashkëpunues si udhëheqës, aq më mirë!

Lexo edhe: Kur fëmijët janë sëmurë për të shkuar në shkollë, ky robot mund të zërë vendin e tyre!

 

5. Mbani një mjedis pune të hapur dhe të ndershëm

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, një kulturë kompanie që fuqizon vërtet gratë është një kulturë e hapur dhe e ndershme. Krijimi i një atmosfere të sinqertë dhe transparente në organizatë nënkupton se harxhohet shumë më pak energji në menaxhimin e problemeve si udhëheqës. Në këtë mënyrë gratë nuk kanë frikë të shprehin mendimet e tyre, gjë që mundëson të përmirësohen vazhdimisht proceset dhe të arrihen rezultate më të mira për klientët.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0