Stela Toska artistja nga Shkodra që zhvillon kurse kreative

Stela Toska artistja nga Shkodra që zhvillon kurse kreative


Arti është pasioni i saj më i madh. Stela Toska, gjithçka që shikon në natyrë, e sheh si frymëzim dhe objekt për të bërë art. Natyra e saj kreative ia ka mundësuar më së miri këtë.

Prej tre vitesh ajo ka biznesin e saj “Cretivity Zone by Stela”. Në këtë dyqan të sajin, në të cilin Stela bën kryesisht punime të personalizuara, herë pas here në raste festash i duhet të shtojë edhe numrin e stafit të saj, për shkak të kërkesave të larta.

“Unë bëj punime artizanale inovative të përshtatshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme të shtëpive apo bizneseve të ndryshme”- thotë Stela për BusinesssMag.al.

Punimet e personalizuar për bebe, çertifikatat e lindjeve, punimet me motive artizanale janë më shumë të kërkuara në dyqanin e saj. Por pavarësisht se një pjesë të punës e bëjnë punonjësit e saj, Stela gjithmonë i shikon vetë detajet dhe i jep dorën e fundit çdo punimi.

Përveç punimeve që ka shumë pasion, ajo ka hapur së fundi qendrën e saj të kurseve kreative. Për BusinessMag.al Stela thotë se krijimi i kurseve kreative, është realizimi i ëndrrës së saj disavjeçare. “Dua t’u jap mundësinë fëmijëve kreativë të gjejnë veten tek unë”, thotë ajo për BusinessMag.al.

Lexo: CREATIVITY ZONE BY STELA – ATY KU ÇDO GJË KTHEHET NË ART

Këto kurse janë risi në zonën e Shkodrës dhe intreresi është i madh. Kjo, përveçse do t’i largojë fëmijët nga smartphone-t dhe do t’i largojë nga rutina e shkollës, do t’i ndihmojë ata të mësojnë dhe punojnë gjëra të reja.

Ato janë kurse argëtuese, ndërtuese, ricikluese dhe ndihmojnë fëmijën të fitojë besim.

Stela vazhdimisht është nderuar me çmime që nga fillimi i karrierës se saj dhe së fundi është nderuar me çmimin “Mjeshtre” nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

Punimet e saj, impenjimi dhe inovacioni që sjellin këto punime janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë vlerësim.

“Nuk humbet kur rrëzohesh….humbet kur rrëzohesh dhe nuk ngrihesh më”, ky është mesazhi që ka ajo për lexuesin e BusinessMag.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0