Stela Sallaku sugjeron si të visheni në festimet me kolegët

Stela Sallaku sugjeron si të visheni në festimet me kolegët


Është bërë pothuajse traditë që festat e fundvitit si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, përveçse të festohen në ambientin e ngrohtë familjar, të festohen edhe në ambientet e punës me kolegët. Kjo mbart edhe shqetësimet e saj, si të vishem… çfarë ngjyrash të përdor.

BusinessMag.al për t’ju ardhur në ndihmë, ka zhvilluar një intervistë me stilisten Stela Sallaku, e cila jep disa këshilla si të visheni dhe të dukeni sa më bukur në këtë prag festash.

Stela thotë se tashmë festat e fundvitit nuk janë më ato mbrëmjet e mërzitshme të 20 viteve më parë. Shumica e pjesmarrësve preferojnë të orientohen nga trendi i sezonit, sepse duken më novatorë dhe të rinj në moshë.

Ajo sugjeron që të visheni bukur dhe me cilësi. Sipas saj, çdo veshje “trendy”, nëse nuk është kualitative, duket jo mirë.

“Kostumet mbizotërojnë trendin, por nëse keni këmbë të shkurtra, është më mirë të vishni fund të shkurtër dhe xhaketë. Vishni këmishë me mëngë voluminoze dhe pantallona nëse nuk jeni tek kostumet. Gjithmonë këshillohuni me një stilist, tek i cili keni besim”, sugjeron Stela.

Lexo: Ja çfarë nuk duhet të vishni në festën tuaj të fundvitit

Thonë se ngjyra e kuqe nuk del kurrë nga moda, por këtë vit këshillohet të fokusoheni më shumë tek ngjyra bezhë, çokollata apo pana, pra përgjithësisht ngjyrat e tokës.

Një nga gjërat që duhet të keni parasysh para se të zgjidhni veshjen është të kërkoni informacion të mjaftueshëm për vendin ku do të festoni. Mund të jetë ndonjë bandë jazz-i e ftuar dhe ju nuk dini asgjë. Për të dyja ambjentet varet nga trupi dhe tiparet. Sa u takon përzgjedhjeve për festat, mentaliteti i njerëzve  për veshje në raste të tilla, siç janë festimet me kolegët, ka ardhur duke u përmirësuar.

“Zgjedhjet për festa po bëhen gjithnjë e më mirë. Por, ka akoma temina dhe xixa që ndriçojnē mbrëmjet e fundvitit më shumë se sa vetë dritat e pemës së Krishtlindjes. Në çdo lloj eventi mbani parasysh të jeni vetja dhe të mos dilni nga stili që ju karakterizon”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0