Startupi shqiptar Kungul, shpallet fitues i çmimit të parë për "MSc Entrepreneurship Pitch" në UCL - Business Magazine Albania

Startupi shqiptar Kungul, shpallet fitues i çmimit të parë për “MSc Entrepreneurship Pitch” në UCL

Kungul, start up shqiptar, fitoi çmimin e parë në Londër javën e kaluar, në një konkurs të organizuar nga “UCL, School of Management”, e klasifikuar si një ndër 5 shkollat më të mira të menaxhimit në botë.

Kungul ka në bazë një aplikacion, që analizon ingredientët e produkteve të kujdesit personal me qëllim ndërgjegjësimin dhe  promovimin e një jete më të shëndetshme.

Nensi Ahmetbeja, bashkë-themeluese e Kungulit, pjesë e Chevening Cohort këtë vit, prezantoi start-upin shqiptar për herë të parë në komunitetetin londonez. Ishin në total 10 pitch-e, të përzgjedhur, rezervuar ekskluzivisht pjesëmarrësve të masterit “MSc Entrepreneurship”, që Nensi po ndjek këtë vit në Londër.

Konkursi “Pitch Day” është eventi më i madh i këtij masteri dhe folësit e ftuar gjatë viteve kanë përfshirë përfaqësues nga Google Accelerator, Arrival dhe Uber. Këtë vit i ftuari kryesor ishte Paul Herman, CEO në Bluebox Corporate Finance, dhe themelues i sipërmarrjes filantropike “The Young Entrepreneurs Academy”.

Kishte tre çmime në total: një çmim për prezantimin më të mirë, një për idenë më të mirë, si dhe një çmim për standin më të mirë. Juria përbëhej nga anëtarë të grupeve të investitorëve të njohur si: Charles Findlay nga “Southern Angel Investors Club”;  Daria Sopelkina, Founder & CEO, nga “tumchi”; Margaret Lau, Fractional CMO, nga “Growth Consulting”, Paul Herman, CEO nga “Bluebox Corporate Finance”; dhe Rudina Suti nga “Minerva Venture Capital”.

Çmimin e prezantimit më të mirë, si në pitch dhe në stand, e fitoi Kungul. I përkushtuar për të ofruar një përvojë të thjeshtë për përdoruesin, KUNGUL është i shkarkueshëm në apple dhe playstore plotësisht falas dhe pa reklama ose përmbajtje të tepërt. Thelbi i Kungul qëndron në qasjen e tij të drejtuar nga komuniteti, ku përdoruesit kontribuojnë dhe marrin vlerë nga platforma, ndaj ju mund t’i bashkoheni duke shkarkuar dhe përdorur Kungul që sot.

Çmimi “Prezantimi më i mirë” në këtë kompeticion, shërben si një faktor motivues për Kungul, duke e ekspozuar atë më shumë drejt ekosistemit global të investimeve jashtë vendit, dhe për startup-et e tjera në Shqipëri, që kërkojnë të lënë gjurmë në një shkallë më të gjerë. 

Një tjetër shembull se si nismat  lokale mund të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, duke inkurajuar potencialisht një mjedis biznesi më të larmishëm dhe konkurrues brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0