Startupet në Shqipëri marrin hov. Shumë shpejt mund të kemi Unicorn-ët e parë - Business Magazine Albania

Startupet në Shqipëri marrin hov. Shumë shpejt mund të kemi Unicorn-ët e parë

Tregu i punës dhe zhvillimi i ekosistemit të startupeve në Shqipëri, ishin kryefjala e komunitetit të Businessmag në takimin e fundit. Temat dhe personazhet e trajtuar në numrin 29 të revistës, erdhën në një zhvillim të mëtejshëm, në intervistat live dhe trajtimin e temave përmes pyetje-përgjigjeve.

Një prej shqetësimeve kryesore kohët e fundit është tregu i punës. Gjetja e punonjësve, motivimi i tyre dhe mbi të gjitha, mbajtja e tyre. Pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, sfida e sipërmarrjeve në Shqipëri për të gjetur punonjës është bërë më e lartë. Emigracioni ka ndikuar, ashtu si edhe dinamika e ndryshimeve në tregun e punës. Pyetjes së sipërmarrësve se si mund të rekrutojmë punonjës, coach Elida Motro i përgjigjet duke theksuar se, roli i burimeve njerëzorë duhet të jetë proaktiv. Sipas saj, burimet njërëëzore duhet të jenë atje ku janë talentet, profesionistës: në universitet, në zyrat e punës, etj. Në këtë diskutim nuk munguan shembujt konkretë të menaxhimit dhe motivimit të punonjvësve nga kompani në fushën e teknologjisë së informacionit.

Startupet në Shqipëri

Nga diaspora, sipërmarrësi Micky Haxhiislami, duke sjellë përvojën e tij, ftoi sipërmarrësit e rinj të kenë durim në arritjen e suksesit. Sipas tij, “kushdo duhet të jetë i bindur që me punë, suksesi mbërrin”.

Lexo: Kush qëndron pas “House of Zana”, marka e cila mundi Zara-n në një gjyq për markën tregtare

Lajme të mira vijnë nga ekosistemi i startupeve. Falë mbështetjes së Ministrisë  së Sipërmarrjes, së fundi një sërë inkubatorësh janë aktivizuar në vend, duke “zier” idetë, planet dhe ëndrrat e të rinjve për sipërmarrje. Në eventin e Businessmag.al Arbi, Bamllari, themeluesi i startup-it të Skaitech, foli për planet e ardhshme të startup-it, i cili synon të sigurojë dronin e parë shqiptar në Ballkan. Kushtrim Shala, drejtues i ICTS Media dhe ICTS Lab, tregoi se ka një dinamikë shumë të mirë në vend dhe Shqipëria, më shumë se vendet e Ballkanit, po evoluon në fushën e startup-eve. Tregu sipas tij, premton shumë, aq sa mund të identifikohen startupet e parë unicorn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0