StartUp Live Tirana përfundon nën emocione të forta edicionin e 7

StartUp Live Tirana përfundon nën emocione të forta edicionin e 7-të


Ndërkohë që shumë të rinj shohin në media se si shumë biznese ngrihen nga zero, të ndihmuara gjithashtu nga evente për start up-e, shumë të rinj shqiptarë, nuk kanë vazhduar thjeshtë të shohin punën e të tjerëve, por janë bërë vetë pjesë e saj, në evente të tilla si StartUp Live.

Në datat 18-19-20 maj, në ambientet e “Ivanaj Foundation”, u zhvilluar edicioni i 7 i StartUp Live Tirana, ku morën pjesë më shumë se 60 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria.

Qëllimi kryesor i eventeve të tilla, është motivimi i të rinjve drejt krijimit të bizneseve të reja. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, të gjithë kanë nevojë për një përkrahje në hapat e tyre të parë.

Kështu, eventi nisi ditën e premte nën drejtimin për vitin e 3 rradhazi të Georg Kuttner, i cili bëri një rezyme të eventit dhe i ndihmoi pjesëmarrësit për herë të parë të njiheshin me formatin.

Fjala e hapjes iu rezervua Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato, e cila në pak minuta foli për raste suksesi të bizneseve të ndryshme të reja të cilat po zhvillohen, të ndërtuar nga të rinjtë, si dhe shprehu mbështetjen e saj dhe të qeverisë për çdo nismë të re.

Më pas Georg Kuttner u përpoq “të thyente akullin” teksa ftoi disa të rinj të cilët vullnetarisht në 90 sekonda do të prezantonin idenë e tyre.

Për ditën pasardhëse, u formuan skuadrat e punës.

Dita e dytë nisi me 2 fjalime motivuese nga Georg Kuttner me “Think big, start small, act bold!” dhe Shkëlzen Marku me “Social Impact Award Journey”.

Më pas mentorët e përzgjedhur filluan punën për të ndihmuar grupet në garë t’u jepnin formë ideve të tyre.

Në përfundim të ditës së dytë, Georg Kuttner u dha disa udhëzime grupeve pjesëmarrëse se si të realizojnë një “pitch” perfekt.

Në ditën e 3-të dhe të fundit grupet konkurente vazhduan punën e tyre për të finalizuar idetë, dhe për t’u përgatitur për prezantimet finale dhe për vendimet e jurisë.

Vendi i parë u fitua nga “Albania Future Engineer”, vendi i dytë nga “Smart Glasses”, dhe vendi i tretë nga “The New Life Proposition”.

Lexoni intervistën: “Albania Future Engineers”, fituesi i vendit të parë në Start Up Live Tirana

Përfaqësuesit e Albania Future Engineers, thanë seIdeja jonë ishte që t’i bashkonim LEGO-n dhe teknologjinë, dhe të krijonim një program që t’i fusnim në klasa nëpër shkolla. Kemi krijuar gjithashtu paketa të ndryshme për këtë. Targeti ynë janë fëmijët nga mosha 4-6 vjeç, dhe nga klasa e 1 deri në klasën e 9. Secila nga këto grupmosha ka një paketë të caktuar që është kurrikula, gjithashtu edhe pjesët që janë të nevojshme për vazhdimin e procesit si formueset LEGO dhe pjesët inxhinierike software dhe robotë”.

Jetmir Shtjefni është fituesi i vendit të dytë me projektin e quajtur “Smart Glasses“. Ai vjen nga shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Dhe ideja sipas tij është “që të mund të realizojmë syze që u vijnë në ndihmë të verbërve për të lëvizur pa ndihmën e një shoqëruesi në krah”.

Lexoni intervistën: “Smart Glasses”, ideja që rrëmbeu vendin e dytë në Startup Live Tirana

The New Life Proposition” është projekti i tretë fitues. Sipas përfaqësuesve të projektit, “parashikohet alternativë që i japim moshës së 3 për të zgjidhur disa prej problemeve kryesore”.

Lexoni intervistën:“The New Life Proposition”, një ide biznesi në dobi të të moshuarëve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0