"Smart Glasses", ideja që rrëmbeu vendin e dytë në Startup Live Tirana

“Smart Glasses”, ideja që rrëmbeu vendin e dytë në Startup Live Tirana


Projekti i quajtur “Smart Glasses“, u vlerësua me çmimin e dytë nga Startup Live Tirana. Anëtarët e grupin na treguan më shumë për syzet inteligjente, një risi në dobi të njerëzve të verbër.

BM: Si u formua grupi për tek StartUp Live dhe kur ka lindur idea.

JSH: Quhem Jetmir Shtjefni, dhe jam mësues i teorisë dhe praktikave profesionale drejtimi TIK në shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.

Këtë vit shkollor zhvilloj praktikat profesionale tek viti I 2-te drejtimi TIK.

Gjatë procesit të mësimdhënies krahas përmbajtjes së kurrikulës jam munduar që në këtë klasë të fus dhe frymën e inovacionit.

Nga fillimi e muajit prill brenda klasës zhvillova një konkurs ndërmjet nxënësve të ndarë në grupe me temë “Inovacioni” ku rezultoi ideja fituese “Smart Glasses”.

Nga fillim të majit erdhi një ftesë nga “Young Entreprenuers Albania” për të marrë pjesë në konkursin “YEA Aëard 2018” në shkollën Austriake “Peter Maringer” në Shkodër ku fituam çmimin e parë për idenë më të mirë!

Më 15 maj nxënësve të grupit u vjen një ftesë për të marrë pjesë në “Startup Live Tirana”, pasi nxënësit ishin aplikante të “Social Impact Aëards 2018”. Dhe më datat 18 – 20 maj morëm pjesë në Startup Live Tirana dhe fituam vendin e dytë. Falenderojmë Z. Shkëlzen Marku drejtor i Yunus Social Business Balkans për çmimin, 3 program akselerimi për projektin “Smart Glasses”.

BM: Cilat janë profilet tuaja personale?

SG: Jam diplomuar Bachelor dhe Master në Informatikë kam punuar 6 vjet në privat si teknik, menaxhim rrjeti, etj dhe 3 vitet e fundit si mësues në shkollën profesionale “Kolin Gjoka”.

Kemi pasur fatin që kemi një mbështetje të madhe nga projekti Aftësi për Punë S4J me bazë materiale, trajnime të ndryshme dhe me mënyra të reja të mësimdhënies. Kjo na e ka lehtësuar punën pasi i kemi mundësitë që të zhvillojmë ide inovative në shkollën tonë.

Më është ofruar nga projekti S4J një trajnim për instruktor në akademinë Cisco pranë Universitetit Amerikan në Prishtinë, nga ku dhe u certifikova. Aktualisht jam instruktor i Cisco në shkollën time. Kam një sërë trajnimesh dhe certifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e teknologjisë.

BM: A haset vështirësi gjatë implementimit?

SG: Gjatë implementimit hasëm pak vështirësi pasi duhen paisje mikro sepse syzet nuk të lejojnë paisje me përmasa të mëdha pasi më vonë do ketë vështirësi në prodhim. Gjithashtu duke qenë një ide komplekse dhe për një kategori shumë të ndjeshme të njerëzve, sic janë të verbërit duhet bërë çdo gjë e menduar mirë dhe me kujdes.

BM: Cilët janë klientët tuaj?

SG: Klientët tonë janë drejpërdrejt të verbërit, shoqatat e të verbërve, shteti mund të jetë indirekt pasi ka për detyrë ndihmën për këtë kategori njerëzish në nevojë.

BM: A ka konkurentë të tjerë në treg?

SG: Nga një kërkim që kemi bërë në Shqipëri për momentin nuk ka konkurentë të ngjashëm me ne. Dhe në botë kemi parë që ka përpjekje në këtë drejtim, por një produkt përfundimtar nuk na ka rezultuar.

BM: Cfarë vizioni keni për projektin tuaj?

SG: Ideja jonë është që të mund të realizojmë syze që u vijnë në ndihmë të verbërve për të lëvizuar pa ndihmën e një shoqëruesi në krah. Për momentin kemi një prototip që detekton pengesat nga një sensor dhe me anë të sinjalit zanor lajmëron të verbërin për pengesa. Në të ardhmen mendojmë që përveç dedektimit të pengesave të realizojmë lokalizimin e të verbërit me GPS, Sos Call me anë të një butoni në rast kur i verbëri ka nevojë emergjente për kominikim. Camera Wi-fi kur i verbëri e ka humbur komplet orientimin mund të kërkojë ndihmë nga një person përgjegjës dhe me anë të IP personi lidhet në distancë dhe kontrollon se ku ndodhet i verbëri dhe e orienton.
Shpresojmë që t’ja arrijmë që ta realizojmë një palë syze me të gjitha këto opsione.

Pjesë e këtij grupi ishin nxënësit Arielin Muça, Sara Palaj, Drilon Manjani, Maksimiljan Koleci, Megi Çupi. Të gjithë, nën drejtimin e mësuesit të tyre Jetmir Shtjefni.

Ky grup, u shpërblye me një program akselerimi nga Yunus Social Business si dhe host + doman nga WebHost.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0