Startup-i me themelues shqiptar, KODE Labs, siguron një financim prej 8 milionë dollarë në Venture Capital - Business Magazine Albania

Startup-i me themelues shqiptar, KODE Labs, siguron një financim prej 8 milionë dollarë në Venture Capital

KODE Labs, një startup në smart building ka siguruar 8 milionë dollarë në raundin e tij të fundit të financimit në Venture Capital.

KODE Labs ofron një përvojë klienti të pakrahasueshme, si dhe një sistem operativ dhe intuitiv të përqendruar në të dhëna, drejtuar nga ROI. Ky është një sistem operativ që transformon mënyrën se si menaxhohen dhe përjetohen pasuritë e paluajtshme. Sistemi i tij operativ i ndërtesave inteligjente, KODE OS, standardizon dhe optimizon performancën e ndërtesës, duke përdorur një model software-as-a-service (SaaS).

Investitori është I Squared Capital.

Businessmag ka shkruar rreth dy vite më parë për startupin, me bashkëthemelues shqiptarë. Në vitin 2020 KODE Labs (KODE), kompania e teknologjisë së pasurive të patundshme me bazë në Detroit, njoftoi se është zgjedhur nga QuadReal Property Group dhe Stream Realty Partners për të siguruar sistemin operativ të ndërtesave inteligjente për RiverSouth Property, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 metra katrorë hapësirë ​​e paluajtshme në Austin, Texas.

Etrit Demaj është një nga bashkëthemeluesit e Code Lab.

https://www.instagram.com/p/CjJTI69PUWr/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0