Startup-i kosovar Hello arrin 1 milionë shkarkime

Startup-i kosovar Hello arrin 1 milionë shkarkime


Startup-i kosovar Hello ka kaluar një milionë shkarkime në pajisjet iOS dhe Android, duke lidhur përdoruesit anembanë botës përmes thirrjeve me zë, bisedave në grup dhe më shumë.

Diçka që filloi si një projekt argëtues në zyrën e Trigonom nga Anton Paçarada, tani ka arritur të krijojë veten si një rrjet social ku bisedohet me anë të thirrjeve telefonike, ku përtej një milionë shkarkimeve ka zbuluar veçori të tilla si biseda në grup. Trigonom është kompania që ka bërë lançimin e Hello dhe të shumë aplikacioneve të tjera si Albanian Alphabet, Haluci, 4 Ninja.

Hello është krijuar si një aplikacion ku mund të flisni me persona që nuk i njihni përmes thirrjeve telefonike, në një stil të ngjashëm me Chatroulette, por më pas mund të bisedoni dhe me miqtë që njihni përmes rrjetit. Hello është kthyer në një nga startup-et më të nxehta të Kosovës.

Vetëm javën e kaluar ata zbuluan një dizajn të ri për aplikacionin dhe veçori të reja të tilla si chat në grup, biseda të pakufizura me miqtë dhe mundësi monetizimi për përdoruesit energjikë në mbarë botën.

“Deri tani nuk kemi marrë ndonjë investim dhe çdo gjë që kemi investuar ka qenë nga të ardhurat tona për produktin, në të cilin besojmë fuqishëm dhe përdoruesit janë një dëshmi për këtë. Besoj se tani po i afrohemi një stadi ku ne planifikojmë rritje dhe një investim i jashtëm do të ishte mjaft emocionues,” tha Partneri Menaxhues i Hello, Arian Kastrati.

burimi: DigitalSpoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0